Ligji për Eurobondin kalon në Kuvend me ndryshimet “sekrete” të Metës/ Presidenti tërhiqet pas kulisave për Zgjedhoren
TIRANË– Kuvendi ka miratuar sot projektligjin për Eurobondin, duke i hapur rrugë Ministrisë së Financave për të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe për të marrë 650 milionë euro borxh. Ky ligji u miratua në përfundim të seancën plenare me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi pranë fundit të seancës se presidenti Ilir Meta kishte dërguar pranë Kuvendit letrën që jepte ‘ok’ e tij për marrjen e borxhit.
“Në mbështetje të rezerva që Presidenti i Republikës kishte, i kam kërkuar komisionit të ekonomisë për t’i shqyrtuar të gjitha sugjerimet që Presidenti kishte dhe sic ju njoftova në fillim të seancës të gjitha sugjerimet e bëra i ka kthyer në amendamente të cilat zyrtarisht është njoftuar presidenti nëpërmjet një shkrese zyrtare nga kryetarja e komisionit dhe sapo ka mbërritur pëlqimi i Presidentit”- u shpreh Ruçi.
Po pse gjithë ky ndryshim i papritur? Jo më larg se dje presidenti Ilir Meta ka dalë kundër eurobondit, duke theksuar se ligji nuk është urgjent duke kërkuar ndryshime, të cilat i kishte parashtruar qartë në 4 argumenta.
Mësohet se drafti i miratuar në seancën e sotme, ka pësuar ndryshime në momentin e fundit duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidenti Ilir Meta. Megjithatë publiku është mbajtur në ‘terr’pasi gjatë votimit nuk është bërë me dije asnjë ndryshim që është bërë. Akoma nuk ka një shkresë ku pasqyrohen ndryshimet e propozuara nga kreu i shtetit, siç ndodhi në rastin e ndryshimeve në Kodin Penal, ku Meta publikoi atë ditë ndryshimet dhe në mesditë Kuvendi i miratoi.
Dosja.al mëson se ‘reflektimi’ tek Meta ka ardhur pas kulisave me Reformën Zgjedhore. Siç e pranoi vetë dje edhe kryedemokrati Lulzim Basha, marrëveshja në parim është arritur por ka mbetur pa u ezauruar vetëm një pikë për Administrimin Zgjedhor.
Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e opozitës që komisionet të kenë këtë përbërje: 1 komisioner zgjedhor jopartiak, 2 anëtarë- vëzhgues nga maxhoranca, 2 anëtare – vëzhgues nga opozita. Por Kryemadhi kërkon që nga 2 anëtarët- vëzhgues të opozitës, njëri të jetë i LSI.
Mesa duket, një ‘po’ e Metës për borxhin, pasohet nga për një ‘ok’ që LSI-ja të ketë vëzhguesit e saj në zgjedhje.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Gjiknuri hap “letrat “në Kuvend: Opozita do ketë të zgjedhurin për identifikimin biometrik dhe trajnimin e nëpunësve,
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste që është dhe përfaqësuesi i maxhoranës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka zbardhur detaje nga diskutimet me nd...
Rama flet më në fund për Zgjedhoren: Teknologjia sjell lehtësira jo të vogla, por nuk mbështetet nga ODIHR, ata janë skep
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij sot në Kuvend me debatin për Reformën Zgjedhore. Rama tha se maxhoranca ka qenë gjatë gjithë kohës ...
“Po përdorni viktimën”, Rama sulmoi sot mediat, por një vit më parë publikoi identitetin e prindërve të 13-vjeçares
TIRANË- Heshti për ditë me radhë dhe fjalën e tij e tha vetëm sot. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të flasë sot nga foltorja e Kuvendit për rastin e a...
REPLIKAT/ Rama përplaset me Valterin për dënimin me vdekje: I madh s’është aty problemi. Deputeti: Hajd t’ju biem kokë
TIRANË– Deputeti Halit Valteri ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, gjatë seancës plenare në Kuvend. Valteri kërkoi që të ndryshohen ligjet për abuzuesi...
“Dënimi me vdekje”, Rama: Dëgjova nipin e Valterit të Madh, s’është punë Kodi kjo, ne i kultivojmë vetë këto ngja
TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa komentoi rastin e përdhunimit të të miturës në Kamëz nga roja i shkollës, tha se të gjithë ata që janë të prekur nga ra...
Rama: Duhet të na vijë turp nga vetja! Abuzuesi i vajzës është një monstër, por ata me kostume dhe ‘Versaqe’
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e quajti rojen e shkollës në Babrru që abuzoi me 15-vjeçaren një “monstër” që nuk meriton të quhet njeri. Por megjitha...
Abuzimi i të miturës, Rama: Kështu siç po sillemi s’do denoncojë me njeri dhunën
TIRANË- Teksa po fliste për rastin e përdhunimit të vajzës 15-vjeçare në Babrru, kryeministri Edi Rama tha se me këtë mënyrë trajtimi, viktimat e ab...
Abuzimi me 15-vjeçaren në Kamëz/ Rama: E përplasën viktimën mur më mur, portal më portal… e bënë petë-petë! Sulmoj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë sot në mbrojtje ministren e Arsimit, Besa Shahini. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se Shahini i ka marrë të ...
Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve
Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...