Politike

“Po përdorni viktimën”, Rama sulmoi sot mediat, por një vit më parë publikoi identitetin e prindërve të 13-vjeçares

4 Qershor 2020, 12:15 Nga DOSJA

TIRANË- Heshti për ditë me radhë dhe fjalën e tij e tha vetëm sot. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të flasë sot nga foltorja e Kuvendit për rastin e abuzimit me të miturën në Babrru.  Për Ramën strukturat shtetërore nuk kanë asnjë faj, por fajin e kanë “moralistët” që kërkojnë të vendosen para drejtësisë ata që janë të përfshirë në të tilla ngjarje. Më tej kreu i qeverisë hodhi akuza për të gjithë, dhe për mediat, duke thënë se viktimën e abuzuar po e përdorin si mish për top.

Kryeminsitri tha se “e marrin dhe e përplasin mur më murë, e portal më portal, siç përplasen oktapodët kur i bën petë-petë. Ky është kanibalizëm. Pseudo intelektualë, pseudopolitikanë e pseudoqytetar. Është fatale sesi një viktimë e dhunës përdoret në këtë mënyrë. S’kam dyshim që disa prej atyre që folën, vuajnë me të vërtetë. Por krimi është krim. E kanë kthyer këtë në shkop për t’ju rënë të tjerëve. Që po, jeni ridhunues të asaj fatkeqeje. E keni ridhunuar”.

Por kur dëgjon këto akuza të Ramës për të gjithë ata që kanë dënuar dhe kanë kërkuar llogari për një ngjarje të rëndë, duhet të kthehemi pas në kohë. Në shkurt të vitit 2019, në Kavajë ndodhi një rast tjetër i rëndë përdhunimi. Një 13-vjeçare ishte abuzuar nga shokët e saj dhe në ambientet e shkollës. Pasi zbulimit adoleshentët u arrestuan dhe po vuajtën dënimin, ndërsa vajza po vuan ende traumat.

Media në atë kohë (por dhe sot) nuk ka publikuar kurrë emrin e viktimës. Kjo për të ruajtur normat etike, privatësinë e viktimës dhe për ta respektuar atë. Por identitetin e vitkimës, përdorjen e familjarëve të saj e ka bërë vetë qeveria.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhenien me Parlamentin, Elisa Spiropali, në kulmin e debatin për ngjarjen e Kavajës mori me vete kamerat e ERTV dhe shkoi në shtëpinë e viktimës. Spiroplai dhe ERTV në atë kohë zhvilluan intervista dhe u bëri disa premtime boshe prinderve e motrave e vëllezërve të 13-vjeçares së abuzuar.  Media e dinte emrin e vajzës, shtëpinë e saj, i dinte kush ishin prindërit e saj, por nuk i tregoi për publikun, qeveria dhe pushteti e bëri. Por Elisa Spiropali përveç gafës së rëndë me publikimin e fytyrave të familjarëve të viktimës, tha “se këto gjëra ndodhin në të gjithë botën, bëhen dhe filma”

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali perdhunimi ne kavaje edi rama elisa spiropali perdhunimi ne kavaje

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...