Politike

Rama: Duhet të na vijë turp nga vetja! Abuzuesi i vajzës është një monstër, por ata me kostume dhe ‘Versaqe’

4 Qershor 2020, 12:13 Nga DOSJA
Rama: Duhet të na vijë turp nga vetja! Abuzuesi i vajzës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e quajti rojen e shkollës në Babrru që abuzoi me 15-vjeçaren një “monstër” që nuk meriton të quhet njeri. Por megjithatë shtoi ai, edhe ata që merren me këtë ngjarje, duke u shtirur se iu vjen keq për vajzën por e përdorin politikisht për të sulmuar ministren e arsimit, janë më keq se përdhunuesi. Rama tha se ky është një ridhunim i dytë që po i bëhet viktimës, dhe ai e etiketoi si një ‘krim” publik.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Ai është një monstër që se ka patur mundësinë për të qenë këtu ku jemi ne sot, apo të tjerët që rrinë shtrirë darkave nëpër tenda mediatike, duke jetuar me gjoba e shantazhe për të na gjykuar ne. Ai mësuesi, është një qenie që nuk meriton emrin njeri. Kurse të gjithë ata, që me kostume me krevatë, apo me Versaqe ato, bëjnë gjyqin moral që iu kanë mësuar vajzave të këtij vendi që fjala e ndyrë është opozitarizëm, se shpifja është për të mirën e Shqipërisë, janë shumë më keq dhe shumë më të neveritshëm se ai atje. Kjo është ajo që unë mendoj. Se të refuzosh dhunën dhe të bësh parada, ok, është elementare. Por nëse nuk do të përsëritet. Mos përsërit ti, atë që sheh nga pedagogët e moralit. Dhe e dyta, refuzo ti. S’kam parë unë këtu të dalë njeri në paradë, kur është përdhunuar ndonjë nga politikanet këtu. Se kështu janë të gjithë njësoj. Se Besa Shahini s’është grua, s’është vajza e dikujt, gruaja e dikujt. Dhe kjo shkon poshtë dhe fëmijët që ju ndjekin me refleks britmat dhe sharjet marrin mësim. Do të bëhesh deputet. Do të ngjitesh lart? Bëj si këta, ndiq shembullin. S’duhet të na vijë keq nga vetja. Por turp. Nëse s’na vjen turp, marrim pjesë në një ridhunim. Duke ngushtuar hapësirën e denoncimit, duke iu dhënë mesazhin që mos flisni, se mirë ai, po shihni ato hiena e çakej që do t’ju marrin nëpër gojë e do t’ju bëjnë pështymë për t’ja hedhur njëri-tjetrit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 4 qershor 2020 edi rama seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...