Politike

Gjiknuri hap “letrat “në Kuvend: Opozita do ketë të zgjedhurin për identifikimin biometrik dhe trajnimin e nëpunësve,

4 Qershor 2020, 12:59 Nga DOSJA
Gjiknuri hap “letrat “në Kuvend: Opozita do ketë të

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste që është dhe përfaqësuesi i maxhoranës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka zbardhur detaje nga diskutimet me ndërkombëtarët për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij në Kuvend, Gjiknuri u shpreh se është arritur një marrëveshje mes palëve, ku zbardhi edhe draftin. Më tej u shpreh se janë pranuar shumica e kërkesave të opozitës, që nga identifikimi elektronik, trajnimi i komisionerëve, por nuk tregoi pikën në të cilën kanë ngecur diskutimet.

Duke konfirmuar atë që tha kryeministri Edi Rama, se opozita do të ketë nënkryetarin e KQZ, Gjiknuri tha se opozita do të ketë të zgjedhurin e saj që do të merret ekskluzivisht me elektronikën në zgjedhje, që nga identifikimi biometrik, deri tek trajnimi i nëpunësve zgjedhore.

Përfaqësuesi i PS, sqaroi se të gjithë nëpunësit që do të shkelin ligjin zgjedhor do të përjashtohen përjetë nga shërbimi civil. Gjithashtu, ai sqaroi edhe çështjen e administratës zgjedhore ku bëri me dije, se skema do të jetë e tillë: Komisionerë të caktuar me short, 3 zyrtarë menaxhuesë dhe 2 vëzhguesë politikë. Dy numëruesë do të jenë punonjës administrte të zgjedhur rastësisht, ndërsa do të ketë edhe përfaqësuesë politikë. Edhe monitorimi në çdo qendër është rënë dakord sqaroi Gjiknuri. 

PJESË NGA FJALA E DAMIAN GJIKNURIT: 

Kam detyrimin politik për të informuar lidhur me procesin që ka marrë vëmendjen këto ditë. Nuk meritonte ta merrte atë vëmendje dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve, pasi shqiptarët duhet të merreshin vesh vetë. Falenderoj ndërkombëtarët që na mbështetën për të arritur një marrëveshje të mirë, ku asnjë nuk humbi, po të gjithë dolën të fituar. Me pak fjalë edhe kërkesa e opozitës ka qenë menaxhimi i mirë i zgjedhjeve. Ne pranuam kërkesën e opozitës për identifikimin, duke pranuar që personi që merret me këtë të zgjidhet nga opozita. Nga ana tjetër, ka qenë skena e nëpunësve, që do të jetë me detyrim të shkojnë në trajnimin zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skenë e hapur që do të mbikëqyret nga përfaqësuesi i opozitës, që do të ngarkohet posacërisht me këtë punë.

Komisionerët do të caktohen me short, do jenë 3 zyrtarë që do të menaxhojnë procesin, që do të kenë dhe dy observues politikë. Përtej kësaj, kërkesa e opozitës ka qenë edhe për garanci shtesë për procesin. Do të jenë dy numërues zyrtarë të përzgjedhur rastësisht me short, dhe përfaqësues politikë. Kanë kërkuar monitorim në cdo qendër votimi dhe iu është dhënë kjo. Puna e çdo numëruesi është e verifikueshme. Ndëshkimi nuk është vetëm penal, por përjashtohen përjetësisht nga shërbimi civil dhe pjesëmarrja në procese pune.

Nga ana tjetër, të gjitha kërkesat shqetësuese të opozitës, qoftë për rolin e policisë, qoftë për atë të prokurorisë, janë pranuar. Qeveria teknike nuk mund të ishte kërkesë, dhe më vjen mirë që opozita reflektoi për këtë. U qartësuan edhe shumë pika të tjera dhe më vjen mirë opozita ka ardhur aty ku është. Ky do të jetë procesi i parë në Shqipëri që do të mundësojë një votim të pastër në vend. Ajo që është hedhur për emigrantët, ne votën e emigrantëve e kemi deleguar që KQZ të mundësojë votimin në distancë. Procedurat do të zgjidhen me akte nënligjore. Me një menaxhim politik, Shqipëria ka mundësi të bëjë zgjedhjet më të mira seç ka bërë më parë. Vota e tyre nuk do të preket. Ky kod i ri jam i bindur që do ta garantojë këtë.

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri seance plenare 4 qershor 2020 damian gjiknuri seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...