Politike

REPLIKAT/ Rama përplaset me Valterin për dënimin me vdekje: I madh s’është aty problemi. Deputeti: Hajd t’ju biem kokë

4 Qershor 2020, 12:14 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Rama përplaset me Valterin për dënimin me vdekje: I

TIRANË– Deputeti Halit Valteri ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, gjatë seancës plenare në Kuvend. Valteri kërkoi që të ndryshohen ligjet për abuzuesit me të mitur dhe të vihet dënimi me vdekje.

Ne vetëm të jemi budallenj që të themi se ka faj ministrja. Kush merret me këtë punë do të thotë që ka hyrë në vathë të huaj. Duhet të hartojmë një protokoll që të mbrohen të miturit. Çdo shkollë të ketë një oficer sigurie, roje dhe psikolog. Të tre këto, duhet të merren me parandalimin e gjërave të tilla, mbrojtja e të miturve nga ngacmimet. Sot që flasim, Gjykata ka liruar ata të rintjë që abuzuan me të miturën në Kavajë. Hajde të bëjëm diçka, të rregullojmë këto ligje dhe t’u biem kokës atyre që guxojnë të bëjnë këto gjëra,“- tha Valteri.

Pas kësaj deklarate, fjalën e mori vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo çështje nuk është punë Kodi, por edukate. Rama tha se janë vetë prindërit ata që i shtyjnë fëmijët drejt degjenerimit, duke u treguar se në këtë mënyrë ecet në jetë.

Jam jo vetëm solidar, për arsye të detyrës, por si njeri dhe qytetar me Besa Shahinin, por atyre që kanë ngritur dorën kundër Besës, iu them: Qofshi burra a gra, ju jeni më keq se ai. Ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën  në shpirtin e çdo të mituri. Cfarë dënimi me vdekje? Dëgjova nipin e Valterit të Madh. S’është punë KODI kjo. Ato vijnë se ne i kultivojmë vetë. S’vijnë nga dënimet, jo se ai se di që mund të shkojë në burg. Por ngaqë në këtë shtëpi të prishur, në këtë sallë dhe në shtëpinë e prishur të politikës shqiptare, jepet shembulli: Degjenero po do t’ja dalësh në jetë. Bëj gjithçka që prindërit e tu të kanë thënë mos e bëj në fëmijëri. Jam bashkëpunëtorë të gjithë në këtë krim publik. Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre, Zoti mos e çoftë kurrë tek fëmija juaj,”– tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama halit valteri seance plenare 4 qershor 2020 edi rama halit valteri seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...