Politike

“Dënimi me vdekje”, Rama: Dëgjova nipin e Valterit të Madh, s’është punë Kodi kjo, ne i kultivojmë vetë këto ngja

4 Qershor 2020, 12:14 Nga DOSJA
“Dënimi me vdekje”, Rama: Dëgjova nipin e Valterit të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa komentoi rastin e përdhunimit të të miturës në Kamëz nga roja i shkollës, tha se të gjithë ata që janë të prekur nga rasti, s’mund të bëhen hipokritë dhe të sulmojnë një grua siç është ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Kryeministri mallkoi edhe të gjithë gazetarët dhe mediat që kanë publikuar pamje që prekin vajzën. Sipas tij, ai tha se do të uronte që kurrë t’i çonte Zoti në një situatë të tillë me fëmijët e tyre, ndërsa sqaroi se dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama: 

Jam jo vetëm solidarë, për arsye të detyrës, por si njeri dhe qytetar me Besa Shahinin, por atyre që kanë ngritur dorën kundër Besës, iu them: Qofshi burra a gra, ju jeni më keq se ai. Ai dhunon si monstër një të mitur, ju kultivoni dhunën  në shpirtin e çdo të mituri. Cfarë dënimi me vdekje? Dëgjova nipin e Valterit të Madh. S’është punë KODI kjo. Ato vijnë se ne i kultivojmë vetë. S’vijnë nga dënimet, jo se ai se di që mund të shkojë në burg. Por ngaqë në këtë shtëpi të prishur, në këtë sallë dhe në shtëpinë e prishur të politikës shqiptare, jepet shembulli: Degjenero po do t’ja dalësh në jetë. Bëj gjithçka që prindërit e tu të kanë thënë mos e bëj në fëmijëri. Jam bashkëpunëtorë të gjithë në këtë krim publik. Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre, Zoti mos e çoftë kurrë tek fëmija juaj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 4 qershor 2020 edi rama seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...