Politike

4 Qershor 2020, 13:15 Nga DOSJA

TIRANE- Dosja.al ka siguruar që dje informacionin që pika e mbetur lidhet me Administrimin Zgjedhor. Sot mësohet se Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e opozitës që komisionet të kenë këtë përbërje: 1 komisioner zgjedhor jopartiak, 2 anëtarë- vëzhgues nga maxhoranca, 2 anëtare – vëzhgues nga opozita.

Kjo tërheqje e socialistëve, e ka bërë ambasadoren Yuri Kim optimiste, e cila ka qenë gati të shpallë marrëveshjen, por diçka e ka bllokuar.

Një po mungonte nga selia e PD, por jo nga Basha.

Ishte Kryemadhi që, megjithëse fizikisht e pamundur, shkoi tek zyra e aleatit, për të kërkuar një detaj, të përcaktohej që në 2 anëtarët- vëzhgues të opozitës, njëri të jetë i LSI.

Kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga Basha, i cili, pavarësisht konfirmimit të frontit opozitar, i druhet pozicionit të ardhshëm të LSI.

Deri në mbrëmje vonë, kur ambasadorja doli përpara mediave me marrëveshje në dorë, nuk arritën ta gjenin gjuhën. Oerd Bylykbashi nuk mund të kthehej në tryezë pa Petrit Vasilin, marrëveshja nuk nënshkruhej dot pa firmën e përfaqesuesit të LSI. Pritet sot një tjetër bisedë që mund të sjellë lajmin e mirë.

E gjithë kjo nuk përfshin sistemin zgjedhor. Deri tani nuk është mbajtur akoma qëndrim për këtë. Mund të mbetet si çështje e humbur për shkak të konsensusit të të mëdhenjve: “Kur zihen elefantët prishet bari”.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore deshton reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...