Politike

Rama flet më në fund për Zgjedhoren: Teknologjia sjell lehtësira jo të vogla, por nuk mbështetet nga ODIHR, ata janë skep

4 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA
Rama flet më në fund për Zgjedhoren: Teknologjia sjell

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij sot në Kuvend me debatin për Reformën Zgjedhore. Rama tha se maxhoranca ka qenë gjatë gjithë kohës e angazhuar për të patur një ecuri me elektronikën në zgjedhje që është edhe një tema kryesore ku ka ngecur debati për Reformën Zgjedhore. Kryeministri tha se nuk ka një “OK” të fortë nga OSBE/ODIHR.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Po e nis me Reformën Zgjedhore, jo për nga rëndësia por sepse besoj që shkon përtej debatit të zakonshëm. Atëherë, pa dashur të bëjë histori të gjatë, dua të sjell në kujtesën e të gjithëve se qysh pas zgjedhjeve të vitit 2017, jemi angazhuar publikisht që të adresojmë me synimin e vënies në jetë në zgjedhjet e 2019, çështjen e elektronikës në zgjedhje. Përsëri, nëse ju kujtohet, qysh asokohe kam thënë se nëse duam dhe nëse duan seriozisht të përfshijnë elektronikën në sistemin zgjedhor, kolegët që asokohe ishin në sallë duhet të angazhoheshin, sepse bëhej fjalë për një proces jo të lehtë. Këtu, kujtoj që asnjëherë në asnjë rast, për asnjë vend, dhe herët kur është pyetur nga ana jonë dhe kur them ana jonë kam parasysh palët politik, ODIHR-i, nuk është entuziast për teknologjinë në zgjedhje. E sheh teknologjinë me skepticizëm, nuk e inkurajon si inovacion për 1001 arsye dhe kërcënimet potenciale të teknologjisë në zgjedhje, gjë që ka bërë që vende si Gjermania ta konsiderojnë si antikushtetuese, teknologjinë në zgjedhje, dhe përsërit se nëse do të futet do të futet me faza. Ne në PS e kemi testuar në zgjedhjet tona, dhe kemi arritur në përfundimin se futja e teknologjisë në një sistem offline, për të mos lejuar penetrime dhe hakerime që mund të influencojnë procesin, është e mundur dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla.

 

Lajmi kryesor: 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 4 qershor 2020 edi rama seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 11:54

Rama: S’mashtruam njeri për votën e emigrantëve

Edi Rama: Dhe e fundit që kam. Vota e emigrantëve. Se pashë emigrantë që kemi këtu në Tiranë, që tha shkruani “Ne emigrantët duam votën”. Pamë edhe median që th...

Politike 4 Qershor 2020, 11:52

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook ka denoncuar se zona e Dukagjinit është kthyer në një plantacion droge. Sipas Berishës, kjo zonë...