Bota

Pas dorëzimit të detyrës Kurti thirrje qytetarëve: Nënshkruani peticionin në shesh, zgjedhjet janë qëllimi ynë politik

4 Qershor 2020, 12:33 Nga DOSJA
Pas dorëzimit të detyrës Kurti thirrje qytetarëve:

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti dje është zëvendësuar nga pasardhësi i tij Avbullah Hoti i cili u zgjodh me  61 vota pro në Parlamentin e Kosovës. Ndërkohë ditën e sotme, Kurti ka bërë thirrje për protesta, pasi Avdullah Hoti sot mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit.

Ky lajm është bërë me dije nga vet Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ku shihet teksa nënshkruan për peticionin në shesh që është thirrur nga ai.

Në postimin e tij ai ka shkruar se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, por shton se zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik.

 “Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani.”- ka shkruar Kurti.

Mëngjesin e sotëm Avdullah Hoti mori detyrën si kryeministër i Kosovës. Hoti shkoi në zyrën e tij për të filluar nga punët, por nuk u prit nga ish-kryeministri Albin Kurti.  Ndërkohë një ditë më parë votua qeveria e re në Kosovë. Me 61 vota pro Avdullah Hoti u vendos kryeministri i Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll