Rajoni

Largohet Kurti! Votohet qeveria e re në Kosovë, Hoti kryeministër dhe 16 ministra (KABINETI)

  • Thaçi: I uroj suksese, ofroj bashkëpunimin tim të plotë
  • U zgjodh kryeministri i ri/ Kush është Abdullah Hoti që sot u votua me 61 vota pro në Parlamentin e Kosovës
  • Në një seancë të zhvilluar sot paradite, Hoti ka treguar dhe prioritet e tij në qeveri, duke thënë se do punojë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe për dialogun me Serbinë. 
    Featured image of article: Largohet Kurti! Votohet qeveria e re në Kosovë, Hoti kryeministër dhe 16 ministra (KABINETI) Avdullah Hoti dhe vendet bosh të deputetëve të Vetëvendosjes
    Përditësuar:

    KOSOVË- Abdullah Hoti është Kryeministri i Kosovës. Me 61 vota pro, Hoti nga sot do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministria dhe 16 minitra. Në një seancë të zhvilluar sot paradite, Hoti ka treguar dhe prioritet e tij në qeveri, duke thënë se do punojë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe për dialogun me Serbinë. 

    Në seancë munguan deputetët e Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e cila nuk ka pranoi të drejtonte diskutimet. Në fund të seancës Hoti ka marrë dhe duartroktijet nga kolegët dhe pritet betimi për të nisur punën. 

    Por pse erdhi LDK me Hotin në pushtet?

    Qeveria Kurti, e cila u rrëzua më 25 mars, ishte rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Qeverinë “Kurti” e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër. Pas marrjes në dorë të frenave të qeverisë kreu i LVV tha se filloi një kapitull i ri për Kosovën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Por, ky kapitull i ri nuk zgjati shumë dhe mori fund kur i pari i Qeverisë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së, Agim Veliu. Pas kësaj partia e Isa Mustafës, që ishte dhe partnere ne koalicion vendosi t’i jep fund bashkëpunimit me Kurtin dhe kërkoi mocion mosbesimi, duke e rrëzuaer qeverinë në të cvilën bënte dhe vetë pjesë.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk zëvendësoi ministrin dhe kërkoi që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Pasi u ezauruan të gjitha afatet, Presidenti Hashim Thaçi mandatoi Adullah Hotin si kryeminsitër të ri dhe për këtë i dha të drejtë dhe Gjykata Kushtetuese. Pas vendimit të Kushtetuese, Hoti mori drejtimin e qeverisë.

    (A.B. Dosja.al)

    • 19:09

      Basha uron qeverinë e Hotit: Suksesi i Kosovës është në interes të të gjithë shqiptarëve

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka uruar punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Në një postim në Tëitter, Basha është shprehur, se PD do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sipas kryedemokratit, suksesi i Kosovës, është sukses i interest kombëtar të të gjithë

      Lulzim Basha

      Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë. I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter.

    • 18:00

      Rama uron Avdullah Hotin si kryeministër: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re, është periudhë jo e lehtë përpëlitjesh

      Edi Rama dhe Avdullah Hoti

      Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hotin për detyrën e tij të re. Me anë të një statusi në Twitter, Rama i uron Hotit punë të mbarë për drejtimin e vendit në një kohë kur situata politike në Kosovë është e trazuar.

      U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën,”-shkruan Rama. 

    • 17:25

      Vjosa Osmani kundër qeverisë Hoti: Varet nga Beogradi dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetar

      Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një prononcim për mediat pas votimit të qeverisë Hoti, nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri. Ajo është shprehur, se një qeveri që varet nga Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund të jetë përfaqësuese e popullit. Më tej ajo ka shtuar se ka qenë gjithmonë në krah të popullit të Kosovës, duke u renditur kundër vendimit të presidentit Hashim Thaçi.

      Vjosa Osmani

      Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Osmani.

    • 14:08

      Miratohet qeveria e re në Kosovë/ Ambasada amerikane: Urime për votimin paqësor, presim të vazhdojmë punën me Hotin

      Ambasada amerikane në Kosovë

      Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar për votimin e qeverisë së re. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada thekson se kjo qeveri u formua në mënyrë paqësore.

      “Urime për formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re. Presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqe, drejtësi dhe prosperitet, duke përfshirë edhe përpjekjet për të fuqizuar lidhjer rajonale dhe për të luftuar Covid-19.”, shprehet ambasada.

      Ndërkohë i dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re.

    • 13:51

      Fjalët e para të Hotit pas zgjedhjes si Kryeministër: Do t’i dalim zot vendit, do të punojmë edhe me opozitë

      Kryeministri i ri i Kosovë, Avdullah Hoti, ka folur pasi Kuvendi i tha votëbesimin për krijimin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.

      Avdullah Hoti

      Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie.

      Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkomëbta,re jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai.

    • 13:41

      Thaçi: I uroj suksese, ofroj bashkëpunimin tim të plotë

      Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Në një reagim në mediat sociale, Thaçi shkruan se i uron suksese qeverisë së dhe i ofron bashkëpunim të plotë për jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.  

      Hashim Thaçi, President i Kosovës

      “I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare.

      Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, shkruan Thaçi.

    • 13:17

      Abdullah Hoti kryeministër i ri i Kosovës, merr votëbesimin e Kuvendit

      Kosova nga sot do të ketë kryeministrin e ri të Kosovës. Me 61 vota pro, 24 kudnër dhe 1 abstenim, Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit dhe tashmë do të drejtojë qeverinë e re.

      Abdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës

      Në seancën e zhvilluar sot në Kuvend, Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra.

      Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

    • 12:43

      Hoti prezanton qeverinë e tij: Do jetë 4 zëvendës kryeministra e 16 ministra (EMRAT)

      Abdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e Kryeministrit ka prezantuar kabinetin e tij qeveritarë. Në fjalën e tij në Kuvend, Hoti tha se  qeveria do ketë 4 zëvednës kryeministra dhe 16 ministra.

      Abdullah Hoti

      LISTA ME EMRA

      Hykmete Bajrami – Ministre e Financave; Besian Mustafa – Ministër io Bujqësisë; Vlora Dumoshi – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport; Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës; Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme.

      Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë. Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes; Blerim Kuqi – Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit. Meliza Haradinaj – Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ramë Likaj – Ministër i Arsimit

      Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale; Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë; Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete; Goran Rakiq – Ministër i Pushtetit Lokal; Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural

    • 12:17

      Abdullah Hoti kërkon votat nga deputetët: Kam prioritetet rimëkëmbjen e ekonomisë dhe dialogun me Serbinë

      Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, ka folur sot në seancën plenare dhe ka treguar prioritetet e qeverisë së tij. Hoti ka thënë se dy prioritetet e para do të jenë lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike e Kosovës.

      Avdullah Hoti duke folur në Kuvend

      Nisur nga situata që po përballemi, prioritetet tona kryesore do të jenë: Lufta kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike pas kësaj pandemie. Krahas këtyre prioriteteve Qeveria do të ketë edhe prioritete të tjera që do të jenë forcimi i shtetit, rritjen e punësimeve, fuqizim të aftësive konkurruese”, tha Hoti.

      Gjithashtu Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të merren edhe përgjegjësitë për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë. “Do të marrim përgjegjësinë për të çuar përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Krijimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe kërkim i gjithpërfshirjes sidomos në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në fjalën e tij në Kuvend.

    • 12:07

      Seanca për betimin e qeverisë, Vjosa Osmani refuzon drejtimin e diskutimeve

      Vjosa Osmani ka refuzuar që të drejtojë sot seancën në Kuvend, ku do të betohet qeveria e re. Ajo në nisje të punimeve ka thënë se nuk do jetë në krye të Kuvendit për sot dhe vendin e saj e ka zënë Kujtim Shala, i cili është nënkryetar nga radhët e LDK-së.

      Pamje nga seanca

      LDK-ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin dhe ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe, por ende nuk dihet nëse i ka 61 votat që do i japin drejtimin e qeverisë. Seanca e sotme është shoqëruar dhe me bojkot nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka preferuar të shkojë në Kuvend.

    • 12:01

      Vetëvendosje bojkoton, nuk shkon në seancën për betimin e qeverisë “Hoti”

      Ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë shkuar në seancë si shenjë proteste.

      Vendet bosh të deputetëve të Vetëvendosjes

      Po ky vendim nuk është bërë më herët publik, pasi LVV nuk e kishte sqaruar nëse do të merrte pjesë në seancën ku pritet që zyrtarisht Albin Kurti të largohet nga drejtimi i Qeverisë. Seanca ka nisur me gjysmë ore vonesë dhe nuk dihet se a i kanë 61 vota, pasi nuk kanë shkuar të gjithë deputetët në sallë.

    Shto Koment