Bota

Mes protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd, policët shqiptaro-amerikanë tregojnë profesionalizëm në New York

4 Qershor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Mes protestave të dhunshme për vdekjen e Floyd, policët

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen prej më shumë se një jave me protesta masive e të dhunshme, pas vdekjes barbare të George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë nga polici amerikan.

Ndërkohë nga ana tjetër për vet ekipin e oficerëve të policisë ka qenë disi e vështirë menaxhimi i situatës së tensionuar prej protestuesve, pasi parë nga raportimet e mediave vendase situata ka dalë jashtë kontrollit, ku qytetarët kanë shkatërruar dyqane e dhjetëra biznese madje kanë sulmuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Por mes policëve amerikanë, kanë kontribuar edhe policët shqiptaro-amerikanë të New York, të cilët janë vlerësuar për profesionalizëm në protestat e fundit kundër vrasjes së Floyd.

Teksa ka kaluar më shumë se një javë, qindra shqiptaro-amerikanë nga uniformat blu të NYPD po u shërbejnë komuniteteve për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, ka deklaruar gazetari Beqir Sina nga SHBA.

Prej më shumë se një vajë në mbarë SHBA-në vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan, Derek Chauvin. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston. Nga autopsia ka rezultuar se ai ka vdekur “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora new york policet shqiptaro-amerikanë ne shba new york policet shqiptaro-amerikanë ne shba

Sondazh

Poll