Bota

Del vendimi për të 4 ish-oficerët që tronditën botën, ja me sa vite burg mund të dënohen policët që vranë George Floy

4 Qershor 2020, 08:27 Nga DOSJA
Del vendimi për të 4 ish-oficerët që tronditën

SHBA– Akti diskriminues ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë çoi në ngjarjen tragjike në SHBA. George Floyd u vra barbarisht nga polici amerikan para një jave, i cili ushtroi forcë mbi trupin e tij duke i vendosur gjunjët në fyt për disa minuta derisa i mori frymën.

Kjo vrasje ka tronditur jo vetëm Amerikën, por  mbarë botën pasi videoja ku George vdes nën këmbët e policit është jashtëzakonisht e dhimbshme, rast tragjik që ka shkaktuar protesta masive në dhjetëra qytete të SHBA.

Prej më shumë se një jave qytetarët amerikanë kanë protestuar në  rrugët e qyteteve më të mëdha të SHBA, duke shkatërruar gjithçka çfarë kanë gjetur para.

Për vrasjen e Floyd, përveç Derek Chauvin që i mori jetën duke i vendosur gjunjët në fyt,  ishin edhe tre policë të tjerë që ndihmuan në këtë vrasje. Kështu mediat e huaja shkruajnë se pritet që oficerët të marrin dënimin që meritojnë për vrasjen George, mendohen të vuajnë 40 vite burg.

Ndërkohë që Chauvin fillimisht u akuzua për vrasje të shkallës së tretë, tashmë  akuza është ndryshuar, prandaj dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë.

Chauvin mund të dënohet me 25 vite burg pasi mbi të rëndon akuza për vrasje të shkallës së dytë, por ligji parashikon edhe nga 5 vite burg për 3 policët e tjerë, që në mënyrë pasive mbështetën krimin.

Thomas Lane, J.A. Kueng dhe Tou Thao ishin prezent kur polici me emrin Derek Chauvin qëndroi me gjurin e tij mbi qafën e viktimës për 8 minuta dhe 46 sekonda, nuk reaguan.

Ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Minnesotas Keith Ellison tha: Besoj fuqimisht se këto zhvillime janë në interes të drejtësisë për Floyd, familjen e tij, komunitetin dhe shtetin.

Njoftimi zyrtar i Prokurorit të Përgjithshëm të Minesota, Keith Ellison, për akuzat ka dalë ditën e djeshme, pothuajse më shumë se një javë nga vrasja e Floyd.

Prej më shumë se një vajë në mbarë SHBA-në vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan, Derek Chauvin. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston. Nga autopsia ka rezultuar se ai ka vdekur “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin j alexander keung tao thao thomas lane vrasja e george floyd derek chauvin j alexander keung tao thao thomas lane vrasja e george floyd

Sondazh

Poll