Bota

Ishte i infektuar nga Covid-19, por vdiq nga ‘arresti kardiopulmonar’/ Protestat për George Floyd nga SHBA, Greqi e Suedi.

4 Qershor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Ishte i infektuar nga Covid-19, por vdiq nga ‘arresti

SHBA–  Ka kaluar më shumë se një javë që në në SHBA dhjetëra mijëra njerëz kanë demonstruar për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd që u vra polici amerikan. Si shkak i këtyre protestave të dhunshme që kanë lënë të plagosur dhe viktima.  Por ndryshe nga ditët e tjera dje është parë që qytetarët kanë protestuar paqësisht.

Por protesta për këtë ngjarje të rënd dhe akt diskrimini ka pasur edhe në vende të tjera të botës. Greqia ka mbajtur protesta kundër vdekjes së Floyd duke sulmuar edhe ambasadën e SHBA në Athinë. Ndërsa kanë bërë thirrje kundër SHBA, e duke thënë hapur se  Amerika është e padëshiruar në Greqi. Gjithashtu edhe në Suedi raportohet që janë mbajtur protesta për vrasjen barbare të Floyd.

Një nga protestat më të mëdha ku gjendeshin edhe të afërmit e Floyd, u zhvillua në qytetin e tij të lindjes, Houston, Teksas. Shumë prej tyre kundërshtuan kalimin në disa qytete të tjera, ndërkohë që në mbarë vendin u panë sulme të rënda si djegia e stacionit të policisë, shkatërrimi i qendrave tregtare dhe bizneseve e deri tek vjedhja e bankomatëve.

Për këtë arsye policia ka përdorur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndante turmat. Është sulmuar gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ku tentua të digjej, ndërkohë që për situatën që po ndodh në vend, Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër duke thënë se do të përdorë ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar pas vdekjes së Floyd.

Demonstruesit kanë dalë në rrugë, jo vetëm për të shprehur zemërimin e tyre ndaj vrasjes së Floyd,  por për të dënuar brutalitetin e policisë kundër shtetasve amerikanë me ngjyrë.

Një ditë më parë ka dalë edhe përgjigjia e autopsisë së 46-vjeçarit me ngjyrë,ku mësohet se ai ka vdekur  nga “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

Ndërsa për katër policët që janë përfshirë në vrasje është marrë vendimi, ku mediat e huaja shkruajnë se do të dënohen ashtu siç e meritojnë teksa mbi to rëndon akuza për vrasje.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta ne greqi per floyd vrasja e george floyd protesta ne greqi per floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll