Bota

Biologu shqiptar në New Jersey, dhuron disa nga librat e tij për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

4 Qershor 2020, 11:24 Nga DOSJA
Biologu shqiptar në New Jersey, dhuron disa nga librat e tij për

SHBA– Biologu dhe shkencëtari shqiptar Profesor Dr. Nelson Çabej me veprimtari në New Jersey, SHBA, ka dhuruar disa nga librat e tij për Bibliotekën Universitare të Kosovës.

Ky lajm është bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, nga  albanologu shqiptar Besim Muhadri ku ndër të tjera shkruan se Prof. Dr. Çabej është i mirënjohur ndërkombëtarisht si shkencëtar me anë të punës së tij hulumtuese në fushën e epigjenetikës dhe si autor me publikimin e shumë librave, disa nga të cilët janë dhe të natyrës publicistike.

Nga veprat e tij mund të përmendim “Epigenetic Principles of Evolucion” (Parimet Epigjenetike të Evolucionit), “Ilirët që Mbijetuan”, “Në Gjurmët e Perëndive dhe Mitologjemave Ilire”, “Prejardhja dhe Formimi i Popullit Shqiptar”.

“Në New Jersey në familjen e Nelson dhe Nikoleta Çabej. Bashkë me Dr. Hasan Ademajn dhe djalin, Plarentionin vizituam Profesor Dr. Nelson Çabejin, biolog dhe shkencëtar i përmasave botërore në fushën e epigjenetikës, i cili me librin e tij Epigenetic Principles of Evolucion(Parimet Epigjenetike të Evolucionit) ka ndryshuar disa nga teoritë e Darëinit. Po ashtu prof. Nelsoni, i cili prej vitesh jeton në SHBA, është autor edhe i disa librave të fushës së tij, të cilat janë botuar e vazhdojnë të kërkohen e të botohen nga Institute të njohura amerikane e botërore. Por ai ka botuar edhe disa libra në fushën e historisë e të publicistikës, ku trajton probleme të cilat ndërlidhen me etnogjenezën iliro-shqiptare por edhe me probleme të tjera që ndërlidhen me lashtësinë e popullit tonë, si: Ilirët që mbijetuan, Në gjurmët e perendive dhe mitologjemave ilire, Prejardhja dhe formimi i popullit shqiptar etj.etj. Me profesorin dhe bashkëshorten e tij, Nikoletën, biseduam për probleme të ndryshme që ndërliddhen me aktualitetin tonë, për politikën, por edhe për historinë. Shkëmbyem edhe libra, ndërsa profesori m’i dha disa libra që t’i dërgoj në Bibliotekën Universitare të Kosovës dhe një studiuesit të mirënjohur, Begzad Baliu. Duhet theksuar se emri i prof. Nelson Çabejt, me kontributet e tij, i bën nder çdo akademie, por, për fat të keq, Akademitë tona nuk janë kujtuar për këtë gjë. Faleminderit Profesor Nelson, faleminderit Nikoleta për mikpritjen tuaj kaq të përzemërt!”- ka shkruar albanologu shqiptar, Besim Muhadri nga Kosova në Facebook.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora biologu shqiptar nelson çabej shba biologu shqiptar nelson çabej shba

Sondazh

Poll