Bota

Mori vëmendjen e mediave për bukurinë, kush është ministrja që është dënuar me 8 muaj burg

4 Qershor 2020, 11:26 Nga DOSJA
Mori vëmendjen e mediave për bukurinë, kush është

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, prej ditës së djeshme ka marrë vëmendjen e media në Kosovë e Shqipëri për shkak të pamjes së saj të jashtme. Në shumë media, Meliza Haradinaj është cilësuar si një ministre e bukur.

Por mediat në Kosovë pak kohë më parë për Haradinajn kanë raportuar dhe një çështje plenare të hapur kundër saj. Sipas të KALLXO.com në muajin dhjetor të vitit 2018, Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtore Meliza Haradinaj, në atë kohë këshilltare politike e kryeministrit, Ramush Haradinaj për raportim të rremë të pasurisë. Gjykata e ka dënuar ministren me burgim në kohëzgjatje prej 8 muajve, dënim që u konvertua në gjobë

Por kush është Meliza Haradinaj?

Më herët Meliza ka qenë si këshilltares politike në Qeverinë Haradinaj. Ajo ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci.Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit. Ajo u zgjodh asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare. Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni meliza haradinaj qeveria hoti meliza haradinaj qeveria hoti

Sondazh

Poll