Bota

Protesta të dhunshme në Athinë për vrasjen e George Floyd, demonstruesit përplasen me policinë, parrullat kundër SHBA: Am

4 Qershor 2020, 08:54 Nga DOSJA
Protesta të dhunshme në Athinë për vrasjen e George Floyd,

GREQI– Për vrasjen e George Floyd nuk po mbahen protesta vetëm në qytetet më të mëdha të Amerikës. Greqia ka mbajtur protesta të dhunshme  për ngjarjen tragjike të një jave më parë në SHBA, ku mbeti  i vdekur 46-vjaçari me ngjyrë.

Ndërkohë mediat vendase kanë shkruar se pasditen e së mërkurës në Athinë janë zhvilluar demonstrata duke sulmuar me molotov edhe Ambasadën e SHBA-së në kryeqytet.

Gjithashtu mësohet se ka pasur edhe  përplasje mes  policisë dhe protestuesve, të cilët kanë ngritur zërin kundër racizmit dhe vrasjes së 46-vjeçarit me ngjyrë në Minnesota të SHBA-së.

Sipas burimeve burimeve policore mësohet se në këtë demonstratë janë mbledhur pothuajse 3 mijë  njerëz në Sheshin Sintagma, ku gjendet edhe ndërtesa e parlamentit, e më pas kanë marshuar drejt Ambasadës së SHBA-së në Athinë, duke mbajtur parulla antiamerikane dhe si dhe shkrime kundër dhunës së policisë.

Ndërsa në fund të protestës qytetarët shfaqën disa parrulla ku shkruanin:  “Poshtë Amerika” dhe “Amerikë, je e padëshiruar në Greqi”.

Ndërkohë policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata shtanguese protestuesve, si dhe raportohet se janë arrestuar të paktën shtatë protestues.

Prej më shumë se një vajë në mbarë SHBA-në vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan, Derek Chauvin. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston. Nga autopsia ka rezultuar se ai ka vdekur “arresti kardiopulmonar’ dhe jo nga Covid-19 që ishte infektuar prej 3 prillit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni protesta ne greqi per floyd vrasja e george floyd protesta ne greqi per floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll