Aktualitet

Kamëz/ Babai besimtar s’lë vajzat të shkojnë në shkollë, policia shkon ta çojë në gjykatë dhe ai nxjerr armën dhe q

3 Qershor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Kamëz/ Babai besimtar s’lë vajzat të shkojnë në

TIRANË– Një seri të shtënash me armë janë dëgjuar paraditen e sotme në Kamëz, ku një kryefamiljar ka kërcënuar edhe policinë e Shtetit se do t’i qëllonte. Pas të shtënave, policia rrethoi banesën, ndërsa Ronald Kryemadhi., i cili dyshohet se vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor, hodhi armën jashtë dhe u fut në banesë.

Menjëherë në Kamëz zbarkuan edhe forcat RENEA, që kanë bërë negocimin me Kryemadhin për t’u dorëzuar.

Pas 30 minutash, ai ka dalë nga banesa dhe ka vendosur që t’i dorëzohet policisë. Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi, sqaroi mediat se bëhej fjalë për një besimtar i cili iu kishte ndaluar vajzave të tij që të shkonin në shkollë.

Jaupi tha se policia ka shkuar fillimisht për të bërë shoqërimin e tij në gjykatë, pasi ai ndiqet penalisht me akuzën e dhunës në familje. Kur policia ka hyrë në banesën e tij, Kryemadhi ka nxjerrë armën dhe në këtë moment situata është agravuar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ronald kryemadhi te shtena ne kamez ronald kryemadhi te shtena ne kamez

Sondazh

Poll