Aktualitet

Zbardhet ngjarja në Kamzë/ Autori kanosi me armë policinë, vetëdorëzohet pas negociatave. Jaupi: Nuk lejon fëmijët të s

3 Qershor 2020, 09:40 Nga DOSJA
Zbardhet ngjarja në Kamzë/ Autori kanosi me armë policinë,

Tiranë- Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka zbardhur ngjarjen në Kamëz, ku është arrestuar Ronald Kryemadhi. Gjatë një deklarate për mediet Jaupi u shpreh se Kryemadhi akuzohet për dhunë në familje dhe në momentin që policia ka shkuar për ta çuar në Gjykatën e Tiranës, ku do të merrte masën e sigurisë, ai ka kanosur me armë këta të fundit. Pas dita minutash negociatash, Kryemadhi është vetëdorëzuar në Polici. Jaupi ka shtuar më tej se i arrestuari nuk lejonte fëmijët e tij që të shkonin në shkollë.

Kemi shoqëruar në mënyrë të detyrueshme një person për ta çuar në gjykatën e Tiranës. Ky akuzohet për dhunë në familje dhe nuk lejon që fëmijët të shkojnë në shkollë, pasi është besimtar. Sapo ka ardhur në banesë ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nëse nuk do të largoheshin do të qëllone. Negociuam me të dhe u bë e mundur negocimi me këtë shtetas nga një punonjës i RENEA-s.  Po bëjmë kontrollin e banesës, se përveç automatikur ka pasur edhe një pistoletë.”, u shpreh për mediet Jaupi.

Ronald Kryemadhi, kryefamiljar nga Kamza ka kundërshtuar sot shoqërimin e policisë për në gjykatën e Tiranës për çështjen që po ndiqet për dhunë në familje. Kryemadhi qëlloi me armë në ajër, hodhi kallashnikovin dhe hyri në banesë. Në vendngjarje shkoi edhe RENEA. Pas negociatave ai pranoi të vetëdorëzohej. Sipas policisë, ai nuk lejonte vajzat të shkonin në shkollë se ishte besimtar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rebani jaupaj ronald kryemadhi te shtena ne kamez rebani jaupaj ronald kryemadhi te shtena ne kamez

Sondazh

Poll