20 persona të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej tyre personel shëndetësor, harta zgjerohet në 4 qytete
3 Qershor 2020, 08:41Nga DOSJA
Shqipëri- 20 persona të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 297 personave, vetëm 20 prej kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 2 në Durrës, 2 në Krujë dhe 1 në Kamëz. Mes të infektuarve 4 janë personel shëndetësor. Ndërkohë në spitalin infektiv po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Sakaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 898. 253 persona janë aktivë me COVID-19 kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije në Durrës janë infektuar dy punonjës të Kadastrës, një sporteliste dhe një specialiste sektori. Ndërsa në Krujë e infektuar është një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik.
Njoftimi i ministrisë:
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 1184 raste pozitive me COVID19 nga fillimi i epidemisë. 253 raste aktive në Shqipëri. 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19. Në 24 orët e fundit janë kryer 297 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 15 raste në Tiranë, 2 raste në Krujë, 2 në Durrës, dhe 1 rast në Kamëz. Janë testuar 65 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin “Parateria” dhe janë arrestuar 3 persona. Në një njoftim për mediat policia bën me dije se në kuadë...
Durrës- Kadastra në Durrës vatër “e nxehtë” infeksioni. Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar edh...
Kavajë- Zbardhen detaje të reja nga operacioni Zhuri në Kavajë, ku u arrestuan 8 persona. Mësohet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesm...
Kavajë– Zbardhen emrat e dy biznesmenëve të arrestar në Rrogozhinë, të cilët akuzohen për shfrytëzim prositucioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 2 pronarët ...
Krujë-Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19 në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 26 persona kanë bërë testin, por...
KAVAJE- Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, pronarë të hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”, janë arrestuar pasi akuzohen nga autorit...
Shqipëri- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në Shkodër, Kukës dhe Dibër. Ndërkohë në vendet bregdetare temperaturat do të shkojnë deri në 23 gradë, ndërsa në...
Librazhd- Aksident i rëndë në Librazhd. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga në fshatin Dritaj dhe dhe si pasojë k...
Tiranë- Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka dhënë së fundmi një mesazh për politikën, ndërkohë që palët po diskutojnë për të arritur një konsensus për Reformën Zgjed...