Politike

Prezantohet projekti i Skavicës, Rama: Investim strategjik, do financohet 100% nga shteti. Përfitojmë pavarësi energjitike

3 Qershor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Prezantohet projekti i Skavicës, Rama: Investim strategjik, do financohet

TIRANË- Hidrocentrali i Skvaicës shumë shpejt do të nisë ndërtimin. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin për këtë hidrocentral. Në një deklaratë Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sirtar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës.

Do nisin punët pas 40 vitesh për ndërtimin një hidrocentali të madh, që është investim strategjik për sektorin dhe për ekonominë. Pas këtij hidrocentrali, Shqipëria do ketë një rol kyç bë rajon në sektorin e energjisë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kryeministi u shpreh se ky invetim do jetë 100% shtetëror dhe vendi do ketë një pavarësi energjitike.

Hidrocentrali i Skavicës kompleton Kaskadën e Lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike (kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore) dhe duke e kthyer eksportin apo importin e energjisë, nga një aktivitet me detyrim përcaktim ku shitblerjen e energjisë e përcakton moti, në një aktivitet ku shitblerja diktohet vetëm nga interesi i shtetit?”, shkruan Rama në një postim në mediat sociale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hidrocentrali i skavices edi rama hidrocentrali i skavices

Sondazh

Poll