Politike

Problemet me internetin tek Avokati i Popullit, deputetët tek Ligjet e marrin me humor, Hysi: 10 mijë lekë më shumë kushton

3 Qershor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Problemet me internetin tek Avokati i Popullit, deputetët tek Ligjet e

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka dëgjuar sot raportin e Avokatit të Popullit, ku deputetët kanë mundur të bëjnë dhe pyetje. Por diskutimi është bërë online dhe problematika e internetit ka ndërprerë disa herë replikat.

Në një moment Erinda Ballanca teksa fliste nuk dëgjohej më, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi i kanë sugjeruar avokates që të rregullonte linjën e internetit dhe të shpenzonte pak më shumë për këtë pjesë.

REPLIKAT DHE BATUATAT

Ballanca: Nuk e di më shkëputet linja, dikush në fik mikrofonin automatikisht.

Hysi: Forco internetin se nuk kushton shumë, një linjë më e mirë kushton 10 mijë lekë shtesë.

Manja: Edhe këtë do e bëjmë pikë në rezolutë, do ta bëjmë pjesë të buxhetit forcimin e internetin për Avokatin e Popullit.

Ballanca: E kemi nga AKSHI internetin, nuk e paguajmë ne.

Manja: A je në rregull tani, ka linjë?

Ballanca: Po më thonë nga shërbimnet tuaja që mund të futem nga telefoni, mund ta bëj tani?

Manja: Po patjetër.

Fino: Siç kanë rënë kërkesat për Avokatin e Popullit dhe besimin për insitucionin, ashtu ka rënë dhe besueshmëria për internetin prandaj nuk ka linjë të mirë.

Manja: Mos e konsumo që tani diskutimin se jemi live.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avokatja e popullit erinda ballanca komisioni i ligjeve avokatja e popullit erinda ballanca komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 20:12

TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën ...