Politike

“Pse të na kapin ambasadorët përdore?”/ Arta Dade flet për “Zgjedhoren”: Fajësoj përfaqësuesit politikë, neg

3 Qershor 2020, 07:30 Nga DOSJA
“Pse të na kapin ambasadorët përdore?”/ Arta Dade

Tiranë- Arta Dade, ish-deputetja e Partisë Socialiste ka folur  për Reformën Zgjedhore në emisonin  “Tempora” në RTV Ora. Ish-deputetja është shprehur se nuk kanë pse të na kapin përdore ambasadorët për të zgjidhur çështjet tona të brendshme. Ajo theksoi se negociata të tilla janë zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Vjenë dhe Bruksel.

”Nuk e kuptoj pse duhet të na kapin përdore ambasadorët. Sot jam e befasuar që takimi është bërë në një vend që konsiderohen të huaj sepse të tilla negociata janë zhvilluar vetëm mes Serbisë e Kosovës në Vjenë, kam parasysh Ahtisarin, qoftë dhe në Bruksel. Nuk e di pse forcat politike duhet të shkonin në rezidencë. Mbase ambasadorja u lodh duke shkuar nëpër zyrat e selive të partive dhe janë mbledhur atje dhe kjo është simbolikë, sepse në diplomaci asgjë nuk është rastësore. Fajësoj përfaqësuesit e forcave politike që e kanë bërë veten të vihen nën presion të partnerëve tanë strategjikë, që ndoshta po të mos ishim ata nuk do të kishim këtë proges por që shpesh kthehet me hapa prapa.”, u shpreh ajo.

Palët politike duket se po gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket Reformës Zgjedhore. Pas përfundimit të afatit të vendosur për herët (31 maji), për të përmbyllur punën në Këshillin Politik, negociatat u ndërprenë. Por ditën e djeshme, Kim, Soreca dhe Duncan kanë zhvilluar më shumë se  9 orë negociatata me anëtarët e Këshillit Politik dhe duket se Reforma Zgjedhore po sheh përparime!  Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar se sot do ketë sërish negociatat dhe është afati i fundit për gjetjen e konsensusit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arta dade deshton reforma zgjedhore arta dade deshton reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 20:12

TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën ...