Politike

‘Unë s’jam Luli por kryetari i opozitës, nëse do mbani lojën e Ramës…’/ Çim Peka ZBULON telefonatën URGJENTE: Bas

2 Qershor 2020, 20:37 Nga DOSJA
‘Unë s’jam Luli por kryetari i opozitës, nëse do

TIRANË– Gazetari Çim Peka ka zbardhur një bisedë telefonike të kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

I ftuar në edicionin e lajmeve në “Syri Tv”, Peka u shpreh se Basha kishte telefonuar Kim duke përdorur tone të ashpra, duke bërë që të ndryshojë edhe axhenda për takimin e sotëm të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

“Ka pasur një bisedë të fortë nga kryetari i opozitës Basha dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim. Bisedë me tonë shumë të ashpra. Burime e mia bëjnë me dije se zoti Basha i ka bërë me dije ambasdores se ‘unë nuk jam Luli Basha por jam kryetari i opozitës, nëse vazhdoni të jenë në lojë me Ramën, vazhdoni me të’. Një bisedë e ndërtuar me shumë si pretencë. Vetëm pas kësaj bisede kemi takimin me Këshillin Politik. Opozita dje bëri një ofertë për takim, deri në momentin e kësaj telefonate nuk ka pasur asnjë axhendë për takim,”-tha në fjalën e tij Peka.

Ditën e djeshme, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare pranuan një tjetër takim për Reformën Zgjedhore, por deri pak para ‘tryezës’ së sotme nuk ka pasur asnjë konfirmim nga ana e maxhorancës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha refoma zgjedhore telefonata e bashes me kim yuri kim lulzim basha refoma zgjedhore telefonata e bashes me kim yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 20:12

TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën ...