Marrëveshje PS-PD? Shehi: Do të ishte turpi më i madh i Lulzim Bashës
2 Qershor 2020, 20:36Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e konsideron të papranueshme një marrëveshje qeverisëse PS-PD. I pyetur për një mundësi të tillë nga gazetari Nertil Agalliu gjatë emisionint “Në fokus”, në TvT, Shehi tha se një marrëveshje e tillë do të ishte një turp i madh për kreun e partisë më të madhe të opozitës dhe një fatkeqësi për vendin.
“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë”, tha ai.
Shehi u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshjeje që vë në bashkëqeverisje aleatin më të madh të partisë së tij me maxhorancën aktuale.
“Unë jam absolutisht kundër. Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët deri kur të krijojë konceptet demokratike. Ka nevojë për rivalitet. Kush do ta denoncojë korrupsionin ditën që do të jenë dy parti bashkë? Pse duhet të jenë bashkë? Për të ndarë paratë me oligarkët bashkë. Kush do t’i thotë Veliajt që ke shkelur ligjet dhe rregullat? D.m.th. të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë dhe të korruptuar”, tha ai.
Sipas Shehit, hipotezën e një marrëveshjeje të tillë e ka hedhur vetë kryeministri Rama për të dëmtuar opozitën dhe për t’i kujtuar gabimin e frikshëm të vitit 2017.
TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur nga takimi i sotëm për Reform...
Politike 2 Qershor 2020, 20:12
TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën ...
Ish-deputetja e PS, Arta Dade, ka komentuar katapultimin në pushtet të kryeministrit Edi Rama me lëvizjen “Mjaft” dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Dade u shpre...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade ka folur lidhur me negociatat e palëve për Reformën Zgjedhore.E ftuar në “Tempora”, Dade u shpr...
Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit është mbajtur nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për...
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur pas takimit prej 9 orësh me diplomatët e huaj dhe anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Kim ...
TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka dhënë detaje nga takimi i zhvilluar me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgje...
TIRANË– Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me anëtarët e Këshillit Politik.Në fjalën e tij, Soreca u shpr...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar me anëtarët e Këshillit Politik.Në fjalën e saj për media...
TIRANË– Pas shtatë orësh diskutime ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Buri...