Politike

Integrimi i Shqipërisë në BE, drejtorja e KE për Ballkanin: Po punojnë detajet e fundit të dokumenteve

3 Qershor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Integrimi i Shqipërisë në BE, drejtorja e KE për Ballkanin:

TIRANË- Drejtorja në Komisionin Evropian për Ballkanin, e cila është dhe shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi, Genoveva Ruiz Kalavera, ka reaguar sot në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Në një  reagim në mediat sociale, Calavera shprehet se po punohet për detajet e fundit të dokumenteve që përcaktojnë kornizën nëtë cilën do zhvillohen negociatat.

Po, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruan drejtorja e KE.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat me Bashkimin Evropian, pas vendimit të Këshillit Evropian pak muaj më parë. RMV është para Shqipërisë, pasi nuk ka më kushte për të plotësuar para takimit që do mbahet në 8 qershor, ndërsa vendi ynë ka si kusht kryesor përfundimin e Reformës Zgjedhore. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genoveva ruiz calavera integrimi i shqiperise ne be genoveva ruiz calavera integrimi i shqiperise ne be

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 20:12

TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën ...