Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar/ 8 deputetë të opozitës kërkojnë interpelancë me Lleshajn për dhunën e policisë

3 Qershor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar/ 8 deputetë të opozitës

Tiranë- Tetë deputetë të opozitës së re i kanë dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit për të zhvilluar një interplenacë me ministrin e Brendshëm,  Sandër Lleshaj. Deputetët kërkojnë sqarime nga ministri i Brendshëm për dhunën që ushtroi policia ditën që u shemb Teatri Kombëtar.

Deputetët që kërkojnë interpelancë janë: Andi Përmeti, Ralf Gjoni, Rudina Hajadari, Fatjona Dhimitri , Arlind Çarçani, Suzana Topi, Artur Roshi dhe Lefter Maliqi.

Teatri Kombëtar u shemb gjatë orëve të para të mëngjesit të 17 majit. Shkatërrimi i teatrit u shoqërua me protesta të shuma dhe policia ushtroi dhe dhunë ndaj protestuesve dhe artistëve. Pas shembjes së godinës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur takime në çdo qytet dhe po mbledh firmat për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishte më parë. Rama ka premtuar se në atë truall do të ndërtohet sërish teatri, por me një projekt tjetër. Ndërkohë dje PD dorëzoi në SPAK një padi për shembjen e kësaj godine.

J.V/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike interpelancë me sandër lleshajn sander lleshaj shembet teatri kombetar interpelancë me sandër lleshajn sander lleshaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll