Politike

“8 qershori po afron”, Meta: Mesazhi i djeshëm i BE-së ishte i qartë, duhet përfunduar Reforma Zgjedhore

3 Qershor 2020, 06:48 Nga DOSJA
“8 qershori po afron”, Meta: Mesazhi i djeshëm i BE-së

TIRANË- Presidenti Ilir Meta këtë mëngjes ka zgjedhur që tu drejtohet sërish palëve politike në vend dhe kërkon përfundimin e Reformës Zgjedhore. 

Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se mesazhi që dha dje Bashkimi Evropian ishte i qartë. Ai shton se një ndër kushtet e BE është konsensusi për Reformën Zgjedhore dhe kujton se 8 qershori, disa kur Shqipëria do ulet me zyrtarën në Bruksel, është shumë afër. 

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore. 8 qershori po afron! Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! ????“, shkruan Meta. 

Palët politike duket se po gjejnë gjuhën e përbashkët. Pas përfundimit të afatit të vendosur për herët (31 maji), për të përmbyllur punën në Këshillin Politik, negociatat u ndërprenë. Kjo situatë solli dhe futjen në lojë të ndërkombëtarëve, të cilët tashmë udhëheqin diskutimet mes palëve. Ditën e djeshme, Kim, Soreca dhe Duncan kanë zhvilluar më shumë se  9 orë negociatata me anëtarët e Këshillit Politik dhe duket se Reforma Zgjedhore po sheh përparime!  Ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe diplomatët e tjerë kanë paralajmëruar se sot do ketë sërish negociatat dhe është afati i fundit për gjetjen e konsensusit. .

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta integrimi i shqiperise ne be reforma zgjedhore ilir meta integrimi i shqiperise ne be reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 20:12

TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën ...