Politike

9 orë takim me diplomatët e huaj, përparime tek ‘Zgjedhorja’! Yuri Kim: Nesër takohemi sërish, afati i fundit!

2 Qershor 2020, 11:26 Nga DOSJA
9 orë takim me diplomatët e huaj, përparime tek

TIRANË– Përparime në takimin e zhvilluar për Reformën Zgjedhore! Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman kanë dhënë detaje lidhur me zhvillimet në takimin që zgjati 9 orë. 

Në fjalën e saj për mediat, ambasadorja Kim bëri me dije se gjatë 9 orëve ka pasur përparime nga të gjitha palët e Këshillit Politik, por pohoi gjithashtu se ka ende punë për t’u bërë. 

Më tej, Kim ka folur edhe për kushtet e reja të kërkuara nga palët. Ajo është shprehur se nëse palët arrijnë konsensus për ‘tema’ të reja përtej rekomandimeve të OSBE-ODHIR, diplomatët do të bien dakord më palët. Por nëse për pika shtesë që nuk janë pjesë e rekomandimeve nuk ka konsensus, ato nuk do të zhvillohen me tej. 

Pas Kim, fjalën e mori ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili gjithashtu konfirmoi përparimet, duke shtuar se nesër do të mblidhen sërish në orën 11:00 dhe do të jetë afati i fundit për palët. Të njëjtën gjë e ka pohuar më pas edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Norman.

Megjithatë nuk dihen ende detaje se në cilat pika është përparuar nga palët. Nga informacionet e deri më tanishme, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri dhe Petrit Vasili ‘ndahen’ për çështjen e tekonolgjisë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore. Ndërsa Hajdari shton si kusht të saj të panegociueshëm edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Takimi i sotëm ka nisur që në mesditë dhe është zhvilluar me dy raunde. Fillimisht të gjithë përfaqësuesit kanë shkuar në takim me diplomatët për të diskutuar lidhur me arritjen e një të ‘mesmeje të artë’. Për disa minuta nga takimi janë shkëputur përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, të cilët kanë shkuar në selinë e PD-së për t’u konsultuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Pasi kanë përfunduar takimin me Bashën, ata janë nisur sërish për tek ‘tryeza e bashkëbisedimit’. 

Ndërkohë Këshilli politik ka ndërprerë punën që në 31 maj dhe puna e tij për të arritur një konsensus mes palëve dhe miratimin e një drafti final mund të quhet e dështuar. Më 31 maj, ditë e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palët nuk u dakordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e  Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Ndërkohë gjuha e përbashkët është gjetur për kuotat gjinore, financimin e partive dhe periudha në të cilën do mbahen zgjedhjet. 

(k.m/J.V. A.B. Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore keshilli politik kim mbledh keshillin politik reforma zgjedhore deshton reforma zgjedhore keshilli politik kim mbledh keshillin politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:40

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur i keqardhur për faktin që ambasadorët kanë marrë në dorë “frerët” e Reformës Zgjedhore. Në komunikimin e sotëm me g...