Politike

“Nuk duhen polemika e lagu, s’e lagu”, Rama flet për Zgjedhoren: Do flas i fundit, ndërkombëtarët e dinë ç’a ka nd

2 Qershor 2020, 10:32 Nga DOSJA
“Nuk duhen polemika e lagu, s’e lagu”, Rama flet për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot zhvillimet për Reformën Zgjedhore. Një një konferencë për mediat, Rama u shpreh se  ai do flasë i fundit, pasi procesin e kanë parë dhe ambasaodrët që kanë qenë dëshmitarë. Më tej ai tha se nuk duhet bërë polemikë, duke shtuar se zgjedhjet fitohen me votë dhe nuk është e vërtetë që që zgjedhjet fitohen me ndryshim sistemi.

“Unë i kam thënë ato që kam pasur për të thënë, është shumë e thjeshtë ka një sugjerim të kthyer në një kërkesë dhe nga Bundestagu është kthyer në një dokument dhe duhet votuar në Kuvend. Në bazë të rekomandimeve të OSBE, gjithçka është e shkruar dhe kërkohet depolitizimi i administratës dhe ne jemi të hapur për këtë gjë. Unë nuk dëshiroj të bëj komente më tej, pasi dua të flasin më para dëshmitarët, pasi shumë ndërkombëtarë kanë qenë prezant dhe e dinë se çfarë ka ndodhur, Nuk duam të bëjnë polemike, e lagu, se lagu, por produkti është aty dhe po zbatohen rekomandimet e OSBE. Ka palë që thonë se zgjedhjet fitohen me ligjin e zgjedhjeve, jo nuk është e vertetë, zgjedhjet fitohen me votë”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konferencë me mediat. Kryeministri ka thënë se për Reformën Zgjedhore do të flasë i fundit, pasi në proces janë përfshirë ndërkombëtarët. Numri një i qeverisë tha se hapja do vijojë dhe Shqipëria do pres turistë për këtë vit, të cilëve nuk do u bëhen kontrolle dhe ftoi Kosovën të bëjë të njëjtën gjë. Rama tregoi se nuk do ketë shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë. Në fund mbrojti dhe Ardi Veliun, duke thënë se zgjidhte atë para moralistëve që e akuzojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama konference 2 qershor edi rama rama konference 2 qershor

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...