Politike

Reforma Zgjedhore, eurokomisioneri Varhelyi: Inkurajoj palët brenda dhe jashtë parlamentit që të arrijnë një marrëveshje,

2 Qershor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, eurokomisioneri Varhelyi: Inkurajoj palët brenda dhe

TIRANË– Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar në lidhje me Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Përmes një statusi në rrjetet sociale eurokomisioneri Varhelyi shkruan se i inkurajon palët politike në Shqipëri që të arrijnë në një marrëveshje.

Ndër të tjera Varhelyi shton se do të ishtë për të ardhur keq nëse humbet kjo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje.

“Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që përsëri të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet do të ishte për të ardhur keq nëse humbej ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore,”– thotë ai.

Pas disa muajsht mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi Këshillit Politik i Reformës Zgjedhore. Më 31 maj, ditë e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palët nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e  Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë tpër dështimin. Një ditë më parë erdhi edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se maxhoranca do të priste edhe dje opozitën, dhe se PS e ka bërë pjesën e saj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore olivér várhelyi reforma zgjedhore deshton reforma zgjedhore olivér várhelyi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...