Politike

“A jeni gati të takohemi me Bashën”, Rama: Mos më bëni të komentoj sot, ma falni këtë gjë

2 Qershor 2020, 10:40 Nga DOSJA
“A jeni gati të takohemi me Bashën”, Rama: Mos më

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë diskret për Reformën Zgjedhore. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se nuk mund të koment për Reformën Zgjedhore, pasi në këtë proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët.

Më tej ai u shpreh se është gati që të ulet e të flasë me Bashën duke e cilësuar këtë gjë si një gjë shumë normale.

“Ne e kemi mbaruar punën tonë, besojmë që produkti është aty. Mos më bëni të komentoj sot, mos më bëni që të bëj ndonjë koment, pasi ka dhe të tjerë që janë përfshirë në këtë proces. Ma falni këtë shtyrje për disa orë, orë për 24 orë. Unë kur kam qenë në opozitë kam kërkuar takime me Kryeministrin e kohës dhe sot bëj të njëjtën gjë dhe kërkoj takim me kreun e opozitës, është normale ulja dhe diskutimi”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konferencë me mediat. Kryeministri ka thënë se për Reformën Zgjedhore do të flasë i fundit, pasi në proces janë përfshirë ndërkombëtarët. Numri një i qeverisë tha se hapja do vijojë dhe Shqipëria do pres turistë për këtë vit, të cilëve nuk do u bëhen kontrolle dhe ftoi Kosovën të bëjë të njëjtën gjë. Rama tregoi se nuk do ketë shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë. Në fund mbrojti dhe Ardi Veliun, duke thënë se zgjidhte atë para moralistëve që e akuzojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama konference 2 qershor edi rama lulzim basha rama konference 2 qershor

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:40

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur i keqardhur për faktin që ambasadorët kanë marrë në dorë “frerët” e Reformës Zgjedhore. Në komunikimin e sotëm me g...

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...