Politike

2 Qershor 2020, 10:40 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është shprehur i keqardhur për faktin që ambasadorët kanë marrë në dorë “frerët” e Reformës Zgjedhore. Në komunikimin e sotëm me gazetarët, Rama tha se kërkon që të mos flasë dhe të komentojë të paktën për 24 orë këtë çështje, për të respektuar faktorët e tjerë që janë përfshirë në këto negociata.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Sa i përket Reformës unë i kam thënë ato që kam pasur për të thënë është shumë e thjeshtë ka një sugjerim të kthyer në kërkesë nga Bundestagu që është përfshirë pastaj në dokumentin e këshillit për një reformë zgedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR që do votohet në parlament. Duke qenë se në këtë proces për të ndihmuar janë përfshirë edhe partnerë e miq të Shqipërisë s’dua të bëj komente përpara se sa të flasin dëshmitarët. Nga ana jonë besojmë që produkti është aty i plotëson të gjitha kushtet mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, në një proces kuptohet që palët kërkojnë gjithcka, ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës ne fitojmë zgjedhjet, s’është e vërtetë.

Zgjedhjet fitohen me votën e popullit. Apo mendojnë se ky sistem apo ai sistem bën ato që ata imagjinojnë se bën mrekullira, s’është e vërtetë, është thjesht respekti, e garantimi i standarteve. Kjo na intereson, kemi punuar, kontribuuar e kemi bërë detyrën tone, por s’dua të merremi me fjalë. Më vjen keq që në Shqipërinë e vitit 2020 të ketë ambasadorë që hyjnë e dalin në seli partish për të bërë marrëveshje apo diksutim për interesin e përbashkët sic është diskutimi për rregullat e lojës. Duhet prej kohësh ta kishim bërë vetë këtë, por, duke qenë se palët e tjera kanë nevojë për këtë element edhe për garanci, nuk ka problem. U jam mirënjohës miqve që janë përpjekur të na ndihmiojnë duke lehtësuar procesin e komunikimit, por s’kam koment sot për këtë se mendoj që ka akoma të tjerë që duhet të flasin.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konferencë me mediat. Kryeministri ka thënë se për Reformën Zgjedhore do të flasë i fundit, pasi në proces janë përfshirë ndërkombëtarët. Numri një i qeverisë tha se hapja do vijojë dhe Shqipëria do pres turistë për këtë vit, të cilëve nuk do u bëhen kontrolle dhe ftoi Kosovën të bëjë të njëjtën gjë. Rama tregoi se nuk do ketë shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë. Në fund mbrojti dhe Ardi Veliun, duke thënë se zgjidhte atë para moralistëve që e akuzojnë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore edi rama reforma zgjedhore deshton reforma zgjedhore edi rama reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...