Politike

Manastirliu dhe Rama këmbëngulin për t’i mbushur mendjen gazetarit: Ky është sukses, imagjinoni të ishte COVID-19 5 vite

2 Qershor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Manastirliu dhe Rama këmbëngulin për t’i mbushur mendjen

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama nuk e morën me dashamirësi pyetjen e gazetarit Erion Skëndaj, i cili ngriti shqetësimin se gjatë periudhës së pandemisë një sërë pacientësh që vuajnë nga sëmundjet malinje nuk kanë marrë shërbim. Në kundërpërgjigjie me Skëndajn, i pari iu kthye Rama, (Lexo këtu), por vijoi sërish Manastirliu e cila bëri me dije se këta pacientë kanë patur të mundësuar shërbimin e ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa konsultat janë zhvilluar online.

REPLIKAT MANASTIRLIU- RAMA:

Ogerta Manastirliu: Sistemi i ndërhyrjeve kirurgjikale nuk ka ndaluar për asnjë minutë. Konsultat janë bërë online. Puna ka vijuar, ne kemi mbrojtur qytetarët. Ajo që pret në shëndetësi mund të presë. S’janë qëllimi numrat por cilësia. Në pandemi duhet të përgjigjemi me kujdes. Nëse s’do të ishim përgjigjur me largpamësi, do të flisnim ndryshe. Janë përgjigjur specialistët dhe rezultatet janë këto që shohim sot.

Edi Rama: Përgjjia ishte shteruese dhe faktuale. Kjo do të thotë që mjafton të bëni një përpjekje me imagjinatën tuaj, se çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend sikur kjo përballje ti kishte rënë botës dhe Shqipërisë, 5-6 vite. Imagjino spitalet që ishim 5-6 vite më parë, me reaminacionet 5-6 vite më parë, me spitalin Shefqet Ndroqi që ishte 5-6 vite më parë. Sot flasim për receta elektronike, çdo gjë që merret nga shtëpia. Përfytyroni radhët për barna me ato letrat e 5-6 viteve më parë. Përtej të gjithave ky është një rast suksesi, doni apo s’doni ju. Kur them ju, kam parasysh kolegun që bëri pyetjen dhe këdo tjetër që nxjerr bishta. Gjithçka ka bishta sigurisht, asgjë nuk është perfekte. Doni ju apo s’doni ju që doni të flisni nga distanca sociale, ky është sukses. Shqipëria ka dalë nga kjo fazë, dhe mos e dhëntë zoti të ketë valë të re, me kokën lart. Shumë e thjeshtë, me kokën lart. Ka një mijë e një gjëra.

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me gazetarin Erion Skëndaj. Gjatë konferencës për mediat, Rama është pyetur nëse do i kërkojë Komitetit Teknik një analizë për pacientët që nuk kanë marrë shërbim gjatë periudhës së COVID-19. Rama nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit, duke thënë se do jepte përgjigjen që donte dhe nuk do ndikohej nga zhurma në sfond (duke iu referuar reagimit pa mikrofon të gazetarit Skëndaj).

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion skëndaj ogerta manastirliu edi rama erion skëndaj ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...