Politike

“Kosova dje mori vendim të çuditshëm”, Rama: Do hapen dhe kufijtë ajror, nuk do ketë tampona për atë që vijnë në S

2 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
“Kosova dje mori vendim të çuditshëm”, Rama: Do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për hapjen e kufijve. Në një konferencë për mediat, Rama tha se hapja e kufijve bëhet me marrëveshje mes vendeve, pasi sot vetëm me Malin e Zi ka një qarkullim të lirë, ndërsa vendet e tjera nuk pranojnë shqiptarët, duke komentuar dhe vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifën 22 Euro. Më tej, ai u shpreh se nuk do të ketë testime dhe bllokime për ata që vijnë në vend, pasi sipas tij është një gjë që nuk ndihmon por vetëm dëmton.

Kufijtë ajror, nuk lidhet vetëm ne me por dhe me palët e tjera. Ne kemi hapur kufijtë tokësor, që ata mund të futen në Shqipëri, por jo të gjitha vendet nuk pranojnë qytetarë shqiptarët. Ne kemi vetëm një kufi fluid që është ai me Malin e Zi, dhe me Kosovën ndoshta, pas atij momenti të çuditshëm dje. Ne mund të hapim kufijtë, por nuk e dimë nëse do i hapin të tjerët. Ne nuk do bëjmë as tampona dhe as detyrime për vetëkarantim për ata që hyjnë, është e kot, ne do u bësojmë njerëzve tanë. Ti hap kufijtë për turizmin, por do i mbash njerëzit të mbyllur deri sa të bëhen tamponët dhe të bllokohen. Nuk mund të bëhet kjo gjë”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i bëri gjatë një konferencë me mediat. Kryeministri ka thënë se për Reformën Zgjedhore do të flasë i fundit, pasi në proces janë përfshirë ndërkombëtarët. Numri një i qeverisë tha se hapja do vijojë dhe Shqipëria do pres turistë për këtë vit, të cilëve nuk do u bëhen kontrolle dhe ftoi Kosovën të bëjë të njëjtën gjë. Rama tregoi se nuk do ketë shtyrje të gjendjes së fatkeqësisë. Në fund mbrojti dhe Ardi Veliun, duke thënë se zgjidhte atë para moralistëve që e akuzojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama konference 2 qershor edi rama rama konference 2 qershor

Sondazh

Poll

Politike 2 Qershor 2020, 10:07

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar marrjen e letrës së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuar Presidentit Ilir Meta.Për...