Politike

Dështimi i Reformës Zgjedhore/ Yuri Kim thirrje PD-së: Jo kushte të reja, është koha për të mbajtur fjalën para shqipta

1 Qershor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Dështimi i Reformës Zgjedhore/ Yuri Kim thirrje PD-së: Jo kushte

TIRANE- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas dështimit të përmbylljes së Reformës Zgjedhore brenda 31 Majit. Nëpërmjet një postimi në Twitter ajo shprehet se  palët duhet t’i japin fund pozicioneve të papajtueshme. Ajo thekson se tashmë ka ardhur koha që palët ta mbajnë fjalën para shqiptarëve dhe të mos vendosin më kushte të reja. Një mesazh ky për PD-në, pas propozimit për qeveri kujdestare.

Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni të insistoni për pozicione jo të zbatueshme  dhe mos vendosni  kushte të reja. Koha për t’ua mbajtur fjalën ndaj njerëzve tuaj. Koha për të ofruar.”, shprehet ajo.

 

All sides have shown movement and they are extremely close. You set a goal, you set a deadline of May 31. It is time now to stop insisting on non-viable positions and/or setting new conditions. Time to keep your word to the ?? people. Time to deliver. https://t.co/y2rPx9h7PW

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 1, 2020

Pas disa muaj mbledhjesh dhe diskutimesh dështoi dje Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore. Ditën e djeshme, e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palën nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e  Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari bëri të gjithë fajtorë për dështimin. Ndërkohë dje PD dhe LSI paraqitën në këtë këshill, një propozim të ri, ku kërkuan që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore reforma zgjedhore yuri kim deshton reforma zgjedhore reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll