Politike

Nuk arrihet marrëveshja në Këshillin Politik, opozita: PS nuk ishte gati për konsensus

31 Maj 2020, 20:56 Nga DOSJA
Nuk arrihet marrëveshja në Këshillin Politik, opozita: PS nuk

TIRANË- Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Poliktik, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se  opozita ka bërë propozimet e saj, por maxhoranca nuk ka lëvizur nga pozicionet e mëparshme. 

Opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore, ofroi konsensus. PS nuk ishte gati për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një proces zgjedhor që krijon garanci. Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe presim që PS të tregojë gatishmëri për konsensus”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë Petrit Vasili u shpreh se opozita nuk heq dorë nga garancitë për sigurinë e votës së qytetarëve shqiptarë. “Jemi gati të vijomë punën për të gjetur këtë konsensus”, shtoi Vasili.

Këto deklarata u bënë pasi Këshilli Politik dështoi dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje. Pas më shumë se 3 orësh bisedime në mbledhjen e sotme palët nuk kanë rënë dakord për shumë pika dhe kanë hedhur akuza kundër njëra-tjetrës. Përfaqësuesit politikë dhe pse u ndihmuan nga një përfaqësues i SHBA-së nuk kanë arritur marrëveshjen që pritej nga të gjithë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik oerd bylybashi petrit vasili reforma zgjedhore keshilli politik oerd bylybashi petrit vasili reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2020, 16:14

TIRANË- Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas akuzave të PD se kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Francë këtë fundjavë. Në një r...