Politike

Reforma Zgjedhore, zbardhet propozimi i plotë i opozitës për qeverinë kujdestare

31 Maj 2020, 18:56 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, zbardhet propozimi i plotë i opozitës për

TIRANË- Dosja.al ka siguruar propozimin e bërë nga opozita në Këshillin Politik. Sot është PD dhe LSI kanë dorëzuar një dokumenti ku kërkojnë që para zgjedhjeve të ketë një qeveri kujdestare. Sipas propozimit qeveria kujdestare e zgjedhjeve ka për detyrë të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor.

PROPOZIMI I PLOTË

100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë: të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor; të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative; të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik propozimet e pd per zgjedhoren qeveria kujdestare keshilli politik propozimet e pd per zgjedhoren qeveria kujdestare

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2020, 16:14

TIRANË- Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas akuzave të PD se kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Francë këtë fundjavë. Në një r...