Politike

S’ka marrëveshje për ‘Zgjedhoren’, dështon Këshilli Politik, nuk arrihet konsensusi as me ndërmjetësim amerikan

31 Maj 2020, 12:15 Nga DOSJA
S’ka marrëveshje për ‘Zgjedhoren’, dështon

TIRANË- Për gati katër orë, palët u mbyllën sot në Pallatin e Kongreseve, por nuk kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të firmosin një marrëveshje. Edhe pse i gjithë takimi i sotëm është ndihmuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila më një përfaqësues të saj kishte marrë frenat në dorë, nuk u arrit një marrëveshje.

Çështja e teknologjisë në zgjedhje, roli i Gjykatës Kushtetuese, administrata zgjedhore dhe qeveria kujdestare kanë qenë disa nga pikat që kanë ndarë palët. Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer akuza me njëra-tjetrën, ndërsa Rudina Hajdari ka bërë fajtorë të gjithë për dështimin.

Palët kanë lënë të kuptohet se puna për përfundimin e zgjedhores do të vijojë, por këtë herë nuk do ketë më takime të Këshillit Politik, por negociatat mund të bëhen dhe në distancë.

Ndërkohë nga ana tjetër në mbledhjet e kaluara, anëtarët e Këshillit Politik janë dakordësuar në disa çështje si kuotat gjinore në lista, financimin e partive dhe kohën e periudhës zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore keshilli politik reforma zgjedhore deshton reforma zgjedhore keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll