Politike

1-Qershori, Rama poston foton e fëmijëve duke pikturuar: Rikthimi në çerdhe e kopshte është vetë festa!

1 Qershor 2020, 06:05 Nga DOSJA
1-Qershori, Rama poston foton e fëmijëve duke pikturuar: Rikthimi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm e një urim për festën e fëmijëve 1-Qershorin.

Përmes profilit të tij në facebook, Rama ka postuar një foto fëmijësh që shihen duke pikturuar dhe krahas sak shkruan se festa e sotme është vetë kthimi i fëmijëve në kopshte e çerdhe.

MIRËMËNGJES. Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve,”- shkruan Rama krah fotos së fëmijëve.

Sot hapen çerdhet, kopshtet për fëmijë, parqet dhe këndet e lojrave, pas periudhës së pandemisë. Ditën e sotme hyjnë në fuqi të gjitha masat lehtësusese për COVID-19 dhe nuk do të ketë më asnjë kufizim në lëvizje.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama festa e 1 qershorit edi rama festa e 1 qershorit

Sondazh

Poll