Politike

Hajdari me tone të forta pas dështimit me Zgjedhoren: Nuk duan marrëveshje, i mbyllën derën dhe amerikës

31 Maj 2020, 21:04 Nga DOSJA
Hajdari me tone të forta pas dështimit me Zgjedhoren: Nuk duan

TIRANË-

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar se çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Këshillit Politik. Me tonë të forta, Hajdari tha se fajin për dështimin e kanë partitë e mëdha, pasi sipas saj ata mendojnë vetëm për interesat e tyre dhe nuk duan që që të arrihet një marrëveshje për ndryshimin e sistemit.

Partitë poltike dështuan se kanë interesa të ngushta. Duan që t’i shërbejnë kryetarëve të partive dhe miqve të tyre biznesmen, nuk mendojnë për qytetarët. Këta i mbyllën derën ambasadës amerikane dhe thanë që nuk janë gati për konsensus. Nuk ranë dakord se shohin veten e tyre dhe bizneset e tyre, nuk mendojnë për shqiptarët.

Përfaqësuesi i SHBA takoi në fillim Gjiknurin dhe Bylykbashin dhe më pas takuan dhe mua, Petrit bëri një xhiro aty. Pastaj u takuam të gjithë bashkë. Nëse nuk hapim listat dhe nuk ndryshojmë sistemit nuk do bëjmë dot asgjë, do mbetemi këtu ku jemi. Ambasada e SHBA nuk erdhi kot, pasi kërkon që reforma të ketë dhe bekimin e shqiptarëve. Unë nuk tërhiqem për ndryshimin e sitemit. Këta dështuan sot nuk duan ndryshimin e sistemit dhe nuk duan marrëveshje. Sa herë dështojnë këta fitojmë ne.

Këto deklarata u bënë pasi Këshilli Politik dështoi dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje. Pas më shumë se 3 orësh bisedime në mbledhjen e sotme palët nuk kanë rënë dakord për shumë pika dhe kanë hedhur akuza kundër njëra-tjetrës. Përfaqësuesit politikë dhe pse u ndihmuan nga një përfaqësues i SHBA-së nuk kanë arritur marrëveshjen që pritej nga të gjithë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik rudina hajdari keshilli politik rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2020, 16:14

TIRANË- Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas akuzave të PD se kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Francë këtë fundjavë. Në një r...