Politike

Gjiknuri optimist: S’kemi dështuar, vijojmë ende negociatat. Shumë shpejt do u informoj dhe do habiteni të gjithë

31 Maj 2020, 21:14 Nga DOSJA
Gjiknuri optimist: S’kemi dështuar, vijojmë ende negociatat.

TIRANË- Deputeti Damian Gjiknuri ka folur pas tryezës së Këshillit Politik. Në një deklaratë për mediat Gjiknuri u shpreh se është gati për të arritur një marrëveshje, por janë dhe disa pika që duhet të negociohen sërish. Ai u shpreh se shumë shpejt do të informojë qytetarët për të gjitha pikat e marrëveshjes që janë arritur deri tani dhe tha se do habiten të gjithë.

Patëm një problematikë. Ne u munduam të adresojmë kërkesat e opozitës. Kemi një kuadër gati të përfunduar me të gjitha kushtet e OSBE dhe kushtet e opoztës. Nuk mundet që të pasi biem dakord dhe reflektojme, të fillohet me kërkesa të reja. Nuk e humbim qetësinë dhe do vijojmë. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura me opozitën dhe po i presim në tryezë.

Kemi adresuar të gjitha kërkesat e opozitës, nuk i deklaroj këtu, pasi nuk negocioj me mikrofon. Mbi të gjitha duhet një administratë e pavarur zgjedhore. Miqtë ndërkombëtarë kanë folur për dialog dhe të vijohet puna. Në kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar në vend, Ju shumë shpejt do i shikoni dhe do habiteni kur të infermoheni. Një gjë u garantoj, adminsitrata do jetë shumë profesionale dhe nuk do ketë më si më parë. Të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për komisionerë, jemi të hapur dhe për takime të tjera”, u shpreh ndër të tjera Gjiknuri.

Këto deklarata u bënë pasi Këshilli Politik dështoi dhe nuk u arrit asnjë marrëveshje. Pas më shumë se 3 orësh bisedime në mbledhjen e sotme palët nuk kanë rënë dakord për shumë pika dhe kanë hedhur akuza kundër njëra-tjetrës. Përfaqësuesit politikë dhe pse u ndihmuan nga një përfaqësues i SHBA-së nuk kanë arritur marrëveshjen që pritej nga të gjithë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik reforma zgjedhore damian gjiknuri keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2020, 16:14

TIRANË- Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka reaguar pas akuzave të PD se kreu i qeverisë ka udhëtuar për në Francë këtë fundjavë. Në një r...