Art&Argëtim

Klea Huta ka rrëfyer marrëdhënien me vjehrrën, ‘Më tërheq vërejtje’

31 Mars 2019, 08:42 Nga DOSJA
Klea Huta ka rrëfyer marrëdhënien me vjehrrën,

Klea Huta dhe Elgit Doda prej dy vitesh e gjysëm janë bashkë, dhe vetëm para pak kohësh e bënë lidhjen e tyre publike. Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e moderatores, Rudina Dembaçaj, ‘Mos i fol shoferit’,  ku ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien e saj me prindërit e Elgitit.

Të gjithë bëhemi kuriozë kur vjen fjala tek marrëdhëniet familjare, sidomos ato vjehërr-nuse, dhe Klea nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje. Megjithatë ajo ka treguar, se ruan marrëdhënie të mira me prindërit e Elgitit, dhe i  konsideron shumë të afërt.

Moderatorja e ka pyetur Klean nëse nëna e Elgitit vjen shpesh ne shtëpinë e tyre dhe nuk është nga ato vjerrat që shikon punët e shtëpisë apo gatimet. Madje  shpeshherë ajo sjell gatime nga shtëpia për ta.

“Asaj nuk i pëlqen t’i them vjehrra. Thotë nuk jemi vjehërr e nuse, jemi shoqe. E kam shumë të mirë. Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme. Jam me fat se lindi njeriun e jetës sime dhe jam shumë e bekuar sepse më këshillon, më tërheq vërenjtje, të gjitha”,-ka rrëfyer Klea përsa i përket marrëdhënies së saj me nënën e Elgitit.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                       

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elgit doda këngëtare klea huta marrëdhënia me vjehrrën elgit doda këngëtare klea huta marrëdhënia me vjehrrën

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Mars 2019, 06:53

Po Elvana pse s’u pa në Xing? Arsyeja nxiti dyshime

Mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’ ishin të ftuar disa nga aktorët kryesorë të filmit shumë të suksesshëm, ‘Dy gisht mjaltë’, por vumë re që në fillim mung...