Art&Argëtim

Ndryshoi ora, akrepat 60 minuta para, dita më e gjatë se nata

30 Mars 2019, 10:25 Nga DOSJA
Ndryshoi ora, akrepat 60 minuta para, dita më e gjatë se nata

Tiranë- Ditën e sotme më datë 31 mars 2019 hyri në fuqi ora verore, kur dita do të jetë më e gjatë se nata.

Akrepat lëvizën 60 minuta para dhe ndërrimi u bë në orën 2:00 të mëngjesit dhe ora shkoi 03:00.

Kështu duke filluar nga sot, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët.

Ky ndryshim ore do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit ku nata ishte më e gjatë se dita. Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Lidhur me ndryshimin e orës, debate janë zhvilluar edhe në Parlamentin Europian ku një pjesë e vendeve janë kundër ndryshimit të orë.

(J.V/K.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 31 mars 2019 ndryshon ora 31 mars 2019 ndryshon ora

Sondazh

Poll