Art&Argëtim

Velina e Xing vë në siklet aktorët duke i lënë përballë zgjedhjes

31 Mars 2019, 07:18 Nga DOSJA
Velina e Xing vë në siklet aktorët duke i lënë

Velina e Xingut, Belinda Dragoti ka vënë aktorët e kastit të fimit më të shikuar këto ditë, përballë një vështirësie. Ajo u ka kërkuar secilit, të japin mendimin se kush është aktori më i mirë.

Sigurisht që aktorët kanë folur duke dhënë mendimet e tyre, por jo të gjithë. Përballë ishin aktorë të vjetër dhe të rinj të skenës shqiptare.

Rezart Veleshnja ka shprehur që në fillim të emisionit, simpatinë që ka për Marjana Kondin, ndërsa për Marjana Kondin aktori më i mirë është Egi Laknori.

Megjithatë aktori i madh Koço Devole e ka kthyer me një batutë, duke shkaktuar humor në skenë.

“Ore kush është aktori më i keq, ta zgjidhim njëherë?”-ka thënë Koço, me nota humori.

Megjithatë, aktorët e rinj si Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja kanë thënë se më i miri ndër aktorë, është pjesë e katëshes se aktorëve të vjetër.

“Aktori më i mirë është Koço Devole”-ka thënë me zë të lartë e duke u ngritur në këmbë Bujar Asqeriu.

Kasti i filmit ‘Dy gisht mjaltë’, ishte i zgjedhur me kujdes, dhe pjesmarrja e aktorëve si Koço Devole, Bujar Asqeriu, Marjana Kondi i dha tjetër peshë artistike komedisë romantike.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktorët bujar asqeriu koço devole pyetje velina zgjedhje aktorët bujar asqeriu koço devole pyetje velina zgjedhje

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Mars 2019, 06:53

Po Elvana pse s’u pa në Xing? Arsyeja nxiti dyshime

Mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’ ishin të ftuar disa nga aktorët kryesorë të filmit shumë të suksesshëm, ‘Dy gisht mjaltë’, por vumë re që në fillim mung...