Art&Argëtim

Gaga dhe Cooper me një tjetër këngë, Irina Shayk kundra bashkëpunimit

31 Mars 2019, 08:15 Nga DOSJA
Gaga dhe Cooper me një tjetër këngë, Irina Shayk kundra

Aktori, Bradley Cooper dhe këngëtarja e famshme, Lady Gaga performuan në ‘Oscars 2019’ këngën ‘Shallow’ të filmit ‘A star is born’ duke rrëmbyer të gjithë zemrat e publikut. Videoja, ku Lady Gaga këndoi përkrah aktorit, mori një jehonë të madhe mediatike.

Me sa duket, duke parë suksesin në bashkëpunim, artistët kanë vendosur të realizojnë një tjetër projekt sëbashku, duke sjellë një këngë e cila do i kushtohet të rinjve me probleme mendore. Kënga do të jetë për efekte bamirësie, dhe paratë e fituara do të depozitohen në shkolla si një investim për të nxitur të rinjtë të shprehin problemet mendore që kanë dhe të gjejnë zgjidhje.

Pavarsisht se kënga ka synime bamirësie, dhe është një iniciativë që meriton përkrahje, duket se partnerja e Bradley Cooper, Irina Shayk nuk është aspak dakort me këtë bashkëpunim.

Kimia, që Lady Gaga dhe aktori patën gjatë performancës, nxiti shumë dyshime, duke përfolur për një romancë mes tyre. Sigurisht që këto thashetheme në qarkullim nuk i kanë pëlqyer modeles së famshme.

Burime nga ‘Gossip Cop’, bëjnë me dije se Irina kërkon të shmangë të tjera keqkuptime që mund të lindin nga bashkëpunimi i radhës.

Megjithatë mbetet të pritet publikimi i këtij bashkëpunimi, i cili do jetë pjesë e albumit të ri të këngëtares Lady Gaga.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktor bradley cooper irina shayk këngë këngëtare lady gaga modele një bashkëpunim të dytë aktor bradley cooper irina shayk këngë këngëtare lady gaga modele një bashkëpunim të dytë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Mars 2019, 06:53

Po Elvana pse s’u pa në Xing? Arsyeja nxiti dyshime

Mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’ ishin të ftuar disa nga aktorët kryesorë të filmit shumë të suksesshëm, ‘Dy gisht mjaltë’, por vumë re që në fillim mung...