Art&Argëtim

Xing nis me debate, aktorët e filmit ‘Dy gisht mjaltë’ sherr mes tyre

30 Mars 2019, 23:24 Nga DOSJA
Xing nis me debate, aktorët e filmit ‘Dy gisht mjaltë’

‘Dy gisht mjaltë’, ashtu siç pritej, ka thyer rekord audience. Ndërsa për premierën e filmit të famshëm hollivudian ‘Fast and furios’ janë shitur vetëm 3000 bileta, për filmin me aktorë kryesorë Ermalin dhe Elvanën, janë shitur plot 6000 bileta në vetëm 24 orë.

Moderatori, Ermal Mamaqi ka zgjedhur që këtë puntatë të Xingut të ketë të ftuar, aktorët kryesorë të filmit ‘Dy gisht mjaltë’ ku mund të përmendim,Bujar Asqeriun, Marjana Kondin, Koço Devolen, Natasha Selan, Rezart Veleshnjan, Ervin Bejleri dhe Egi Laknorin.

Megjithatë emisioni ka nisur direkt me debate midis aktorëve. Ndërsa Ermali drejtoi pyetjen e përgjithshme që ta përshkruanin filmin me pak fjalë, aktorët kanë vërshuar të gjithë njëherësh.

E ndërsa pritej që mendimet të përkonin me njëra tjetrën, ndodhi e kundërta. Në studio u ndërtua kakofoni dhe çfarë thonte një aktor nuk thonte tjetri.

Detaje nga filmi ‘Dy gisht mjaltë’ na treguan se Koço Devole luan rolin e babait të aktores kryesore në film, Elvana Gjatës. Aktori e ka përshkruar rolin e tij, si një baba që pëson një dramë me zgjedhjen e vajzës, ndërkohë Marjana Kondi, që luan rolin e nënës së aktorit kryesor në film, Ermal Mamaqit ka replikuar  duke theksuar dashurinë e nënës për djalin. Kështu janë zgjatur debate rreth përshkrimit, ku aktorët nuk ishin në një mendje për thelbin e filmit.

Diskutimet mes të gjithë aktoreve kanë vazhduar me tone të larta dhe pa radhë, duke mos arritur në një pikë të përbashkët. Megjithatë aktori i mirënjohur, Bujar Asqeriu e ka përmbledhur me dy fjalë të gjithë diskutimin duke bërë të qartë që nga filmi dolën të kënaqur të gjithë.

“E rëndësishme është që nga ky film edhe artistët edhe publiku dolën të kënaqur”,-është shprehur aktori, Bujar Asqeriu.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bujar asqeriu debat dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi film koço devole marjana kondi bujar asqeriu debat dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi film koço devole marjana kondi

Sondazh

Poll