Bota

Më mijëra njerëz humbën jetën/  18 marsi caktohet si Dita e kujtimit të viktimave në Itali

30 Maj 2020, 15:07 Nga DOSJA
Më mijëra njerëz humbën jetën/  18 marsi caktohet

ITALI– 18 marsi është zgjedhur si Dita e kujtimit të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Sipas mediave ndërkombëtare sipas programit të vendosur nga autoritetet përkatëse çdo vit të jepen programe të caktuara në radio, televizion, dhe të kryhen aktivitete në shkoll.

18 marsi ishte nata kur kamionët e ushtrisë së Italisë u rreshtuan në Borgo Palazzo të Bergamos për të transportuar 65 arkivolët që nuk mund të përballoheshin nga krematoriumi i Bergamos dhe u dërguan në qytete të tjera. Bëhet me dije se deputeti demokrat Maurizio Martina, ishte i pari që këmbënguli që kjo ditëtë kujtohej ndër vite në nder të viktimave.

 “Kështu ajo do të kthehet në një ditë kujtimi por dhe pune. Ky virus solli vetmi të madhe dhe të pasurit e një dite përkujtimore është themelore”, tha ai.

Burimi:repubblica.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll