Aktualitet

‘Ja ç’familje janë?’/ Ardi Veliu i nxorri VIDEON me armë nga filmi, Zaida Çobo: Është hapur Prokuroria? Do shkoj që

29 Maj 2020, 13:48 Nga DOSJA
‘Ja ç’familje janë?’/ Ardi Veliu i nxorri VIDEON

TIRANË– Zaida Çobo, nëna e djalit që u dhunua disa javë më parë nga efektivët e policisë së Tiranës, është një figurë e njohur për publikun shqiptar.

Ditën e sotme, ajo u lincua publikisht edhe nga kryepolici Ardi Veliu, i cili e fyeu duke i publikuar disa pamje me armë në dorë, të cilat ajo i kishte xhiruar gjatë një filmi. Në një prononcim të dhënë për “AbcNews”, Zaida Çobo u shpreh se do të depozitonte një padi në prokurori për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Unë jam duke e ndjekur këtë çështje. Është bërë një kërkim mbi jetën time. Ndjehem e kërcënuar. Efektivi i SHÇBA-së më tha që ka mbrojtjen tonë, dhe nuk ndjehem më. Djali im vazhdon me psikolog, e ka marrë për t’u stërvitur Juventusi. Nëse është hapur Prokuroria do shkoj që tani për të bërë padi. Është lajm banal ajo që ka nxjerrë ai,“-tha ajo.

Ditën e sotme, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në vend që të përgjigjej për dhunën e ushtruar nga 4 efektivë policie mbi një minoren, Veliu ka zgjedhur që të nxjerrë një video të nënës së tij, Zaida Çobos e cila shfaqej me një armë në dorë. Me fjalë fyese, Veliu u shpreh se nga videoja kuptohej se nga cila familje vinte djali. Por doli blof pasi pamjet ishin xhiruar gjatë një filmi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar zaida cobo ardi veliu ardi veliu per te miturin e dhunuar zaida cobo

Sondazh

Poll