Aktualitet

FACT-CHECK/ MASHTRIMI me Bypass-in e Fierit, segmenti ende i mbyllur, si gënjeu Balluku: Do hapet javën e parë të majit

29 Maj 2020, 11:33 Nga DOSJA
FACT-CHECK/ MASHTRIMI me Bypass-in e Fierit, segmenti ende i mbyllur, si

TIRANË– Në kohën kur tashmë duhet të kishte filluar qarkullimi normal i automjeteve, by-passi i Fierit është ende i mbyllur. Kjo ka bërë që qarkullimi i mjeteve, të cilët përdorin rrugën e vjetër të Levanit, të jetë ende i rënduar.  Krahu i majtë i rrugës ka përfunduar, ndërsa ana e djathtë nuk është ende gati, duke i lënë makinat të kalojnë në vetëm një korsi.

Në një inspektim të datës 7 prill, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, premtoi se ky segment do të ishte i aksesueshëm për mjetet që në javën e parë të majit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Padyshim, data 1 maj që kishim parashikuar për të përfunduar punimet do të shtyhet me disa ditë, por sigurisht brenda majit e gjithë kjo rrugë do jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët, duke shpresuar se deri në atë kohë lëvizja do të jetë pak më e lehtësuar sesa është sot.

Ashtu si ka thënë dhe kryeministri Rama, do kemi një ndryshim të masave, por sigurisht ky ndryshim i masave do vijë i shoqëruar me penalitete akoma më të mëdha, për shkelësit, pasi sakrifica që po bën një popull i tërë nuk mund të prishet nga individë, të cilët vendosin të thyejnë rregullat”, nënvizoi Balluku asokohe, ndërsa data shënon sot 29 maj. 

Në kontratën e qeverisë shqiptare me kompaninë koncesionare, përcaktohej se afati përfundimtar për projektin do të ishte shkurti, por për shkak të vonesave të shumta, ku ka ndikuar edhe pandemia, hapja e segmentit u shty për në javën e parë të majit. Tashmë kur jemi tre ditë larg 1 qershorit, ky segment vijon të jetë i mbyllur, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, si dhe njëkohësisht, duke u kthyer në pengesë për turizmin.

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku by pass i fierit belinda balluku by pass i fierit

Sondazh

Poll