Aktualitet

Pas dorëheqjes së Bilbil Aliajt, Viola Hima komandohet drejtuese e Kadastrës së Vlorës

29 Maj 2020, 12:14 Nga DOSJA
Pas dorëheqjes së Bilbil Aliajt, Viola Hima komandohet drejtuese e

Vlorë- Viola Hima është komanduar drejtuese e re e Kadastrës së Vlorës, pas dorëheqjes së Bilbil Aliajt. Nuk dihet ende sesa do të qëndrojë Hima në këtë post, pasi muajt e fundit janë larguar shumë drejtues.

Më 22 maj dha dorëheqjen nga ky post Bilbil Aliaj. Ai mori këtë detyrë në datë 4 shkurt të këtij viti, por siç duket nuk i dha fund konfliktit të pronave në Vlorë, që kanë nisur që në vitin 2013. Aliaj ishte drejtori i dhjetë i këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë. Ai erdhi në detyrë pas Taulant Canametin, i cili u komandua pas ‘furtunës’ në kadastrën e Vlorës. Përpara se të merrte këtë detyrë, Aliaj mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bilbil aliaj viola hima bilbil aliaj viola hima

Sondazh

Poll